1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Perspektivë e zymtë

Daphne Grathwohl / Aida Cama8 Nëntor 2012

BE vazhdon të rrëshqasë në recesion. Komisioni i BE-së pret sipas prognozave të vjeshtës rritje ekonomike fillimisht më 2014. Reformat po tregojnë sukseset e para, megjithatë prognozat mbesin të zymta.

https://p.dw.com/p/16fBQ
© Paul Fleet - Fotolia
Prognozat e vjeshtës nuk janë optimisteFotografi: Fotolia/P.Fleet

Komisari i BE-së për çështjet ekonomike Olli Rehn, i kumtoi rezultatet e prognozave të vjeshtës në një atmosferë të zymtë. Evropa gjendet në një proces të vështirë makroekonomik, i cili do të zgjasë një periudhë kohe, tha Rehn. Edhe nëse disa vendime politike të muajve të fundit kanë krijuar mundësi për rritjen e besimit, prapë nuk ka ardhur koha për tu shtrirë mbi dafina. Evropa duhet të kombinojë konsolidimin e buxheteve me reforma strukturore në mënyrë që të arrijë zhvillim të qendrueshëm dhe të ulë papunësinë, tha Rehn më tej.

Shpresat për rritje ekonomike në zonën e euros u korrigjuan nga minus 0,3 për qind në minus 0,4 për qind. Në vitin 2013 ekspertët presin një rritje minimale ekonomike, por jo më 1 për qind por vetëm 0,1 për qind.

Për gjithë Bashkimin Evropian prognozat thonë se rënia ekonomike këtë vit do të jetë 0.3 për qind. Vitin e ardhshëm ekonomia në gjithë BE-në duhet të rritet me 0,4 për qind.

Dallimet zvogëlohen

Por Komisari i ekonomisë Rehn, kishte edhe lajme të mira për të dhënë. Në disa fusha diferencat e mëdha midis shteteve të euros janë zvogëluar. Në shtetet me deficite si Greqia, Spanja apo Italia rrogat janë rritur që prej 1999 shumë më tepër se në shtetet me mbiprodhim si Gjermania dhe Holanda. Kjo ripasqyroi nga ana e vet nevojën e shteteve në deficit për të kapur vendet e tjera, por edhe flluskën e sapunit të tregjeve financiare dhe mangësitë në disiplinën buxhetore. Ndryshimet në nivelin e rrogave janë duke u zvogëluar, thotë komisari i ekonomisë: "Por që prej vitit 2010 kjo tendencë ka ndryshuar. Konkurenca që humbi në dekadën e parë të unionit monetar, është duke u rivendosur pak e nga pak."

PK Währungskommissar EU Olli Rehn
Olli RehnFotografi: dapd

Ekonomia gjermane është relativisht stabile, thotë Rehn. Por edhe ajo nuk mund t`i shpëtojë rritjes ekonomike të frenunar, e cila do vazhdojë deri në fund të vitit. Në përgjithësi Rehn i jep Gjermanisë një notë shumë të mirë.

Ekonomi në rënie në Spanjë, Francë dhe Itali

Ndryshe paraqitet gjendja në Spanjë. Ky vend ku një në katër vetë është i papunë, do të duhet sipas prognozave të luftojë edhe vitin e ardhshëm me një ekonomi në rënie. Edhe borxhet e reja do të rriten vitin e ardhshëm nga 2 deri gjashtë për qind. "Ne i dhamë zemër Spanjës të shtojë masat për konsolidimin e buxhetit," deklaroi në Bruskel Olli Rehn. Italia ndodhet në situatë më të mirë dhe do t`i kthehet pas dy viteve sërish rritjes ekonomike. Mali me borxhe është duke u ulur më ngadalë se vitin e kaluar, thotë Rehn.

Infografik Arbeitslosenzahlen in der EU Zeitreihe Deutsch
Grafik i papunësisë

Edhe në Francë ulja e deficitit është duke u bërë ngadalë. Paralajmërime u bënë që në prognozat e pranverës. Sipas prognozave të vjeshtës Komisioni mendon se do të ketë borxhe të reja prej 3,5 për qind në dy vitet e ardhshme. "Komisioni i BE-së përshëndet paktin e iniciuar nga qeveria franceze për më shumë rritje ekonomike, konkurrencë dhe punësim," deklaroi Komisari i BE-së, Olli Rehn.

Apel Greqisë

"Tani duhen marrë vendimet në ç`masë ekzistojnë nevoja për ndihmë financiare dhe si mund të ulen borxhet," tha Rehn. Trojka dhe qeveria greke janë duke biseduar në mënyrë shumë konstruktive. Rehn tha se pret që të martën e ardhshme të merren vendimet për këstin tjetër të paketës së ndihmës. Nëse deputetët grekë votojnë për paketën tjetër të ndihmës, atëherë Greqia do të marrë ndihma në nivelin e 31 miliardë eurove. Nëse nuk e votojnë atëherë ekziston rreziku që qeverisë greke t`i mbarojnë paratë në mes të muajit nëntor.

Symbolbild Griechenland Steuerschuldner
Diferencat janë zbuturFotografi: picture-alliance/dpa