1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ekspertët ligjorë kërkojnë legalizimin e mariuanës

Carla Bleiker /Amarildo Topi12 Prill 2014

Një grup profesorësh gjermanë të së drejtës penale mbështesin iniciativën për legalizimin e kanabisit. Ata i kanë bërë thirrje Bundestagut të diskutojë për këtë çështje. Kabineti i Merkelit është skeptik.

https://p.dw.com/p/1BgZi
Fotografi: Robyn Beck/AFP/Getty Images

Rreth tre milionë gjermanë pijnë rregullisht mariuanë. Rreth 14 milion të tjerë thonë se e kanë provuar të paktën njëherë. Sipas ligjit gjerman nuk është e ndaluar të pish mariuanë, por kultivimi dhe shitja janë ilegale.

Ekspertët ligjorë mendojnë se ndjekja penale për përdoruesit e kanabisit nuk është e duhur. Lorenz Bollinger, profesor i ligjit penal në Universitetin e Bremenit, themeloi 12 vjet më parë ‘Rrethin Schildow'. Tani ai përbëhet nga 122 profesorë të ligjit penal, të cilët po bëjnë fushatë për legalizmin e shitjes dhe zotërimin e marijuanës.

Në nëtor të vitit 2013, grupi i propozoi parlamentit të ngrihej një grup pune për të parë eficencën e ligjeve gjermane për drogat. Tani dy grupet opozitare në Bundestag, Të Gjelbrit dhe E Majta, kanë rënë dakord për mbështetjen e idesë. Për të ngritur komisionin do të duhet mbështetja e 120 deputetëve. Vetëm dy grupet opozitare kanë 127 vende.

Hanfparade Berlin 2013
Fotografi: picture-alliance/dpa

Argumente pro dhe kundër

"Përdoruesit e mariuanës kriminalizohen", kritikon Bölinger, sepse ata detyrohen ta blejnë shtrenjtë drogën në tregjet e zeza. Ata mund të ngatërrohen me njerëzit e gabuar thotë Böllinger. "Mund të shkatërrojë jetën e të rinjve. Nëse ata kapen, më pas do të kenë dëshmi penaliteti negative dhe mund të kenë vështirësi në gjetjen e një vendi pune apo mund t'u hiqet patenta."

Marlene Mortler, komisionerja gjermane për çështjet e drogave, kundërshton me forcë legalizimin e marijuanës, duke theksuar dëmet shëndetësore. "Ne nuk duhet të nënvlerësojmë problemet shëndetësore tek të rinjtë në veçanti", thuhet në një deklaratë të komisioneres në faqen e saj online.

Por Böllinger nuk e pranon këtë argument. Ai thotë se kanabis është i rrezikshëm vetëm për njerëz që kanë probleme me varësinë. Dhe nëse droga do të ishte e ligjshme, atëherë do të kishte mundësi për edukimin e të rinjve për rreziqet e konsumimit të mariuanës, ashtu siç bëhet me alkoolin.

Kontrabandisët e drogës janë burim problemesh

Ka një tjetër arsye se pse Böllinger dhe të tjerët janë duke bërë fushatë për dekriminalizimin e mariuanës: dëshira për të përmirësuar kontrollet e cilësisë. Georg Würth, kryetar i shoqatës gjermane të kanabisit, tregon historinë e një tregëtari droge nga Lepizigu i cili preu kanabisin me sulfid plumbi dhe për pasojë 100 veta përfunduan në spital. "Këto probleme janë rritur në mënyrë drastike në vitet e fundit. Disa shtojnë sheqer ose plastikë tek mariuana”, thotë Würth në një intervistë për DW.

Mbështetësit e dekriminalizimit të kanabisit thonë se në këtë mënyrë do të kontrollohen përzierjet e rrezikshme.

Hubert Wimber, Polizeipräsident von Münster
Hubert Wimber mbështet legalizimin e mariuanësFotografi: Polizeipräsidium Münster

Hubert Wimber, drejtues i lartë në policinë e Münsterit, është gjithashtu në favor të ndryshimit të ligjit gjerman. "Ndjekja penale ka dështuar", thotë Wimber për DW, duke shtuar se pavarëisht ndëshkimeve përdorimi vazhdon sërish. Shumë para janë harxhuar në hetime dhe shumë pak në parandalim dhe rehabilitim. Wimber nuk beson se legalizimi mund të ndodhë në kohën e qeverisë aktuale.

Sipas tij Gjermania mund të mësojë nga vende të tjera, si përshembull Uguaji, që u bë vendi i parë në botë që legalizoi tregëtinë e kontrolluar dhe prodhimin e kanabisit.