1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ekspertët kosovarë mbi pasojat në rast zbatimi të planit gjashtëpikësh të OKB-së

Bekim Shehu20 Nëntor 2008

Dualizmi i pushteteve në atë shqiptar dhe serb sidomos në dy fushat siç janë policia dhe gjyqësia, do ta bënte të pamundur respektimin e rendit dhe ligjit në Kosovë, thonë ekspertët.

https://p.dw.com/p/FylC
Plani i zotit Ban Ki Mun nuk është hequr nga tavolina e bisedimeve megjithë kërkesën e PrishtinësFotografi: DW/ Pandeli Pani

Ekpertë kosovarë të drejtësisë vlerësojnë se sistemi gjyqësor dhe policia e Kosovës janë dy fushat që do të dëmtoheshin më së shumti nëse OKB- dhe Bashkimi Evropian bien dakord që ta implementojnë planin gjashtë pikësh të propozuar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun. Sipas tyre dualizmi i pushteteve në atë shqiptar dhe serb sidomos në dy fushat siç janë policia dhe gjyqësia, do ta bënte të pamundur respektimin e rendit dhe ligjit në Kosovë. Do të shënohej vetëm fuqizimi i strukturave paralele serbe, të cilat që nga përfundimi i luftës funksionojnë në Kosovë, thonë ata.

Auslandseinsätze der Bundeswehr KFOR Bewaffnete Soldaten der Bundeswehr bei einer Straßenkontrolle nördlich von Mitrovica Kosovo
Në veriun e Kosovës funksionojnë struktura paralele serbe. Në pamje KFOR gjatë një kontrolli rrugor në MitrovicëFotografi: picture-alliance/dpa

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës e refuzuan planin gjashtë pikësh të OKB-së dhe kërkuan që misioni EULEX të funksionojë vetëm në bazë të Kushtetutës së Kosovës. Ekspertët vënë theksin se kjo nuk është e mjaftueshme, përderisa nuk ka plan tjetër të krijuar nga qeveria për të evituar situatat që do të paraqiten në terren. Për ta duhet të formohet sa më parë Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Kosovës, sepse këtë e lejon Kushtetuta e vendit. Kjo kërkesë mbështetet edhe nga opozita. Këshilli Kombëtar i Sigurisë, do t'i dorëzonte qeverisë masat që duhet ndërmarrë, në mënyrë që të kthehet kontrolli në pjesën veriore të Kosovës të dominuar nga serbët.

Pavarësisht që Prishtina zyrtare i tha jo këtij plani, bisedimet brenda mekanizmave ndërkombëtarë janë duke vazhduar dhe në fillim të javës së ardhshme pritet të ketë zhvillime të reja rreth kësaj çështjeje. Një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Brendon Varma, ka thënë se plani i zotit Ban Ki Mun nuk është hequr nga tavolina e bisedimeve megjithë kërkesën e Prishtinës.

Qeveria e Serbisë thotë se në fillim të javës së ardhshme Sekretari Ban Ki Mun, do ta paraqesë raportin para anëtarëve të KS-it dhe me një delaratë do të mundësohet vendosja e misionit EULEX në Kosovë ashtu si ka kërkuar qeveria e Serbisë. Zyrtarisht kjo nuk konfirmohet nga Kombet e Bashkuara.