1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ekstremistë të shumtë mes tifozëve italianë

Jörg Seisselberg13 Nëntor 2007

Flamuj nazistë, parulla dhe banderola kundër të huajve dhe tifozë, që ngrejnë dorën e djathtë në shenjë përshëndetje si në kohën e Hitlerit. Janë këto dukuri që shihet për vite të tëra në stadiumet e Italisë.

https://p.dw.com/p/CBEW
Policia patrullon rrugëve të Romës, 11 nëntor 2007
Përleshje në stadiumin e RomësFotografi: AP

Një vit të plotë nëpunësit policorë të sigurimit publik kanë hetuar profilet e tifozëve të skenës ultranacionaliste në stadiume. Shefi i policisë italiane Antonio Manganelli, bëri të ditur se rreth 80.000 njerëz i përkasin bërthamës së tifozëve të klubeve të këtij vendi. "Një pjesë e madhe e këtyre tifozëve, rreth 20.000, kanë sfond ideologjik. Anëtarët shkojnë atje vetëm për shkaqe politike. Eshtë fjala kryesisht për grupe armike të shtetit, me sfond të djathtë ekstremist", pohon ai.

Romë, 11 nëntor 2007
Romë, 11 nëntor 2007Fotografi: AP

Sipas raproteve të policisë, të botuara këtë të martë në gazetën Republika, 63 grupe tifozësh italianë i përkasin qarqeve të dhunshme, të djathta ekstremiste. Aktiv janë rreth 15.000 njerëz, kryesisht të rinj. Ata mblidhen në pjesë të caktuara të stadiumeve, shkojnë në stadiumet tjera, e marrin pjesë edhe në manifestime politike. Në veçanti shumë ekstremistë të djathtë ka tek tifozët e klubeve: Lacio, Roma, Inter, Juventus, Napol dhe Katania. Ndërkohë, që krahut të majtë ekstremist i përkasin rreth 5000 tifozë, kryesisht nga klubet Livorno, Gjenova dhe Empoli.

Ndeshja Werder Bremen Lazio 6 nëntor 2007
Ndeshja Werder Bremen Lazio 6 nëntor 2007Fotografi: AP

Janë shumë të rralla rastet kur tifozët ekstremistë të klubeve të ndryshje përleshen mes vete, thuhet në raportin e policisë. Ata kanë një armik të përbashkët, sistemin dhe institucionet shtetërore.
"Kjo gatishmëri për konflikte me motive politike ka shkaktuar një lloj lufte por okupimin e territoreve të caktuara në stadiume. Okupiumi i territoreve është në radhë të parë një sinjal i qarqeve të djathta eksremiste", pohon shefi i policisë italiane.

Dukuri të tilla mund të shiheshin pothuajse çdo javë në stadiumet e Romës, Milanos dhe Napolit. Kohë pas kohe shiheshin shenjat e dikurshme të nazizmit. Ndërkohë që gjithnjë shihen simbolet e grupit neofashist "Forza Nuova". Prej ashpërsimit të ligjeve pas përleshjve të shkurtit në Katania, në stadiume më nuk mund të futen flamuj me simbole politike. Mirëpo në grupet e tifozëve nuk guxon të flasësh kundër të djathtëve. Ndryshe të rrahin, thotë një tifoz anonim. Hetuesit janë të mendimit se edhe pas përleshjeve të fundit qendrojnë qarqet e ndryshme ekstremiste. Kundër katër përsonave të arrestuar është ngritur aktpadia për terrorizëm. Hetuesit kanë zbuluar se ekstremistët e djathë të fifozëve të Romës dhe Lacios janë bashkuar në përleshjet kundër policisë. Tre të arrestuar janë tifozë të Lacios, ndërsa një i Romës.