1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ende nuk dihet motivi i tragjedisë në Denver

(dpa, reuter, afp) / M.Kelmendi21 Korrik 2012

Një i maskuar në Denver qëllon ndaj spektatorëve në një premierë nga seriali "Batman". Vriten 12 dhe plagosen dhjetë të tjerë, shumë prej tyre rëndë.

https://p.dw.com/p/15bxE
Atentati në Denver
Fotografi: Reuters

Të paktën 12 vetë kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë, në një kinema në afërsi të Denverit në shtetin e SHBA-së, Kolorado. Sulmi ndodhi gjatë shfaqejes së premierës së filmit ‘The Dark Knight Rises', pak pas mesnatës. Sipas dëshmitarëve, një person i maskuar hapi zjarr duke lënë të vdekur 12 vetë dhe 58 të tjerë të plagosur. 11 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

I dyshuari James Holmes
I dyshuari James HolmesFotografi: Reuters/The University of Colorado

Dëshmitarët i thanë gjithashtu policisë se personi i armatosur mbante të njëjtën maskë si personazhi negativ i filimit. Forca të shumta policore, të cilat kanë mbërritur në vendngjarje kanë evakuar njerëzit, që janë tronditur nga të shtënat si dhe nga frika për një sulm të mundshëm edhe më të madh. Policia e ka arrestuar personin e dyshuar si autor të atentatit. Por deri tani nuk ka të dhëna konkrete për motivin e tij. E vetmja që dihet ështe se ai ka blerë kohët e fundit shumë armë dhe municion. 24- vjeçari deri tani nuk ka pranuar të deklarohet për veprat e tija. Ai po mbrohet në heshtje.

Ankth, frikë dhe pikëllim.
Ankthi dhe frikaFotografi: AP

"Të qendrojmë së bashku si një familje e vetme"


Presidenti amerikan Barack Obama, në një deklaratë për shtyp tha, se ai dhe zonja e parë Michelle Obama janë shokuar dhe trishtuar nga ngjarrja e tmerrshme tragjike në Kolorado. “Ne jemi të vendosur të nxjerrim para drejtësisë këdo që është përgjegjës, të garantojmë sigurinë për njerëzit tanë dhe të kujdesemi për ata që janë të plagosur. Ashtu sikurse bëjmë kur përballemi me momente dhe sfida të vështira edhe tani duhet të veprojmë si një familje e vetme amerikane”, deklaroi presidenti i SHBA-së.