1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

190309 Rassismus Italien

27 Mars 2009

Në Itali është duke u rritur përditë armiqësia ndaj të huajve. Me politikën e saj qeveria e Berluskonit nxit frikën e popullsisë ndaj migrantëve.

https://p.dw.com/p/HLMu
Sinti dhe roma protestojnë kundër marrjes së shenjave të gishtave nga policia italiane. Në Itali është duke u rritur përditë armiqësia ndaj të huajve / 2008
Sinti dhe roma protestojnë kundër marrjes së shenjave të gishtave nga policia italiane. Në Itali është duke u rritur përditë armiqësia ndaj të huajve / 2008Fotografi: picture-alliance/dpa

Italia e ka anuluar pjesëmarrjen e saj në konferencën e Kombeve të Bashkuara kundër racizmit, e cila do të mbahet në prill në Gjenevë të Zvicrës. Në vend të një plani kombëtar në përputhje me aksionin ndërkombëtar kundër racizmit, në Itali mbizotëron një frikë ndaj të huajve, e cila vjen e shtohet.

Qeveria e qendrës së djathtë e drejtuar nga Silvio Berlusconin, duhet kritikuar për politikën ndaj migrantëve, pasi kjo ushqen frikën ndër popullsinë. Shpesh të huajt shihet si kriminela dhe qytetarët reagojnë me linçim. Një atmosferë përndjekjeje mbizotëronte në shumë qytete, majin e kaluar: një gjah i vërtete ndaj romëve dhe sintive. Barakat u dogjën, pasi të rinjtë me motoçikleta hodhën shishe zjarrndezëse mbi kampet. Dita ditës patrullat e policisë ndodheshin kudo, për të larguar romët nga kampet. Politikanët u apeluan forcave rumune për gjendjen e krizës, pasi shpirti i popullit po ndizej. Jashtë rumunët, vdekja rumunëve - këto janë parrullat që duken gjithnjë e më shpesh mbi muret të shtëpive të kryeqytetit dhe në vende të tjera. Dhe po ashtu në ishullin e Mesdheut, Lampeduya, është rritur pakënaqësia ndaj rritjes se numrit të migrantëve afrikanë që arrijnë me anije, të cilët praktikisht bllokohen aty.

Demostratë kundër rracizmit në Milano, 20 shtator 2008
Demostratë kundër rracizmit në Milano, 20 shtator 2008Fotografi: picture-alliance / dpa

Pamje dëshpërimi janë ato që vijnë prej Italisë. Baraka në flakë në ishullin e Mesdheut, Lampeduza. Në kampet e refugjateve që po mbushen pashpresë, situata për migrantët afrikanë që mbërrijnë me anije është dramatike. Gjithashtu rritet pakënaqësia ndër qytetarët të ishullit shkëmbor që gjendet 200 km në jug të Siçilisë. Në shkurt ata protestuan kundër planeve të ministrit të brendshëm, që të arratisurit të bllokoheshin në ishull, në vend që të shpërndaheshin nëpër kampet të kontinentit. "Është një ishull mjaft i vogël, me perimetër 30 km dhe 5.500 banorë..." sqaron Francesco Guzzardi, kryeredaktor e gazetës së përditshme "Conquiste del lavoro". Prej më shumë se 20 vjetesh, gazetari ka një shtëpi në Lampedusa. Ai e ka vezhguar mirë dukurinë e të arratisurëve me anije. "Lampedusa ka qenë gjithmonë një cak për migrantët, po deri në vitet nëntëdhjetë kjo nuk përbënte ndonjë problem".

Por fluksi i imigrantëve është rritur vazhdimisht. Masa të reja kundër morisë së migrantëve nuk ka, dhe dyndja e refugjatëve nuk po bie. Në vitin 2008 në brigjet italiane zbarkuan rreth 36 500 të ardhur me anije, prej të cilëve rreth 31 mijë vetëm ne ishullin Mapeduza me vetëm 20 km katror. Zemërimi për gjendjen e papranueshme të kushteve të vendosjes së tyre po përhapet, dhe po zhvillohen protesta kundër largimit të detyruar: qindra refugjatë dolën prej qendrës së grumbullimit dhe u derdhën mbi ishullin italian Lampedusa - nën duartrokitjet të banorëve të ishullit. Qeveria në Romë gjendet në një situatë kritike.

"Banorët kanë pritur që ministri Maroni të përpiqej ta pakësonte praninë e refugjatëve por ai ka bërë të ditur se atje do të ndërtojë një qendër për identifikimin dhe debimin, dhe ka thënë: "Në këtë mënyrë do të ndalojmë që të huajt të vijnë në Itali!". ... po Lampeduya është po ashtu Itali!".

Fushatë kundër rracizmit e futbollistëve italianë
Fushatë kundër rracizmit e futbollistëve italianëFotografi: picture-alliance / dpa

Shqetësimi në Lampeduya dhe kritikat ndaj Italisë janë rritur prapë, pasi ministri i brendshëm, Roberto Maroni, anëtar i Lega Nord, partia me qëndrim armiqsor ndaj të huajve, hodhi këtë propozim për të përballuar rastin urgjent. Ndërsa opozita e majtë në Romë flet për një dështim të politikës së migracionit, denoncon shkeljen e të drejtave të njeriut dhe kërkon dorëheqjen e ministrit. Vetëm një gjë konsiderohet si e vërtetuar: refugjatët nuk duhet ta braktisin ishullin, ky do të ishte pra vendi ideal. "Kjo konfirmon vetëm vendimin tonë, që të gjithë duhen të debohen nga Lampedusa".

Për ta vezhguar situatën e refugjatëve në Maltë, Siçili dhe Lampedusa, "Borderline-Europe - Të drejtat e njeriut pa kufij" ka ngritur zyrën e parë të përhershme jashtë vendit. Bashkëpunëtorja Judith Gleitze përshkruan pasojat e vendimit që në Lampedusa të krijohet një kamp ku të mblidhen dhe të qendrojnë migrantët para se të dëbohen."Sepse qendra tani është e mbyllur si një burg; 1.100 ushtarë u derguan atje... në një ishull fare e vockël. Ata janë vendosur nëpër hotele, mund të shihen kudo, mbarë ishulli është i militarizuar dhe ky fakt, për banorët që jetojnë me turizëm, është më shumë se një problem".

Në fund mbetet dyshimi që Maroni do ta lejojë me vetëdije rritjen e varfërisë në Lampedusa. "Të gjithë thonë: Situata bëhet gjithnjë e më e keqe, racizmi ndaj migrantëve dhe të huajve është i fortë dhe kjo duket qartë. Dje, kur isha në Lampedusa, kam dëgjuar: "Nëse situata nuk ndryshon, do t'u shpallim luftë klandestinëve". Situata është e keqe dhe e rrezikshme. Kemi parë kampe me romë në flakë, në Catania si dhe në Romë..."

Hidhërimi i shoqërisë provokohet dhe keqpërdoret qëllimisht për synime politike. Ashtu mendon edhe drejtori i gjimnazit në Bologna, Felice Mometti. Ai është përgjegjës për politikën e migracionit e levizjes "Sinistra Critica", në horizontin italian të partive. "Në Itali ka një racizëm institucional: ka masa të mbeshtetura nga ligje të reja, të cilat janë absolutisht diskriminuese. Tani diskutohet në parlament për një paketë të re sigurimi. Kjo lidhet me faktin që të huajt përfaqësojnë një rrezik ndaj sigurisë... dhe kjo gjë ushqen frikëra që nuk kanë të bëjnë me realitetin. është një politikë shumë e rrezikshme. Lega Nord, një parti armiqësore ndaj të huajve - shumë e forte në veri të Italisë - ka promovuar tani një fushatë, në të cilen të huajt identifikohen si përgjegjësit kryesorë të krizës financiare".

Policia e Romës shoqëron deri në aeroplan rumunët që janë dëbuar nga Italia, 16 maj 2008
Policia e Romës shoqëron deri në aeroplan rumunët që janë dëbuar nga Italia, 16 maj 2008Fotografi: picture-alliance/ dpa


Kjo gjendje zgjon kujtime historike të trishtueshme, si p.sh. pamjet e sulmit të madh të policisë kundër kampit në Romë, vazhdon Mometti: "Duhet thënë se në shumicën e rasteve romët janë qytetarë italianë. E vërteta, që askush nuk guxon të thotë, është se ata kanë të njejtat të drejta si qytetarët e tjerë italianë. Por për shkak të kësaj politike alarmuese të sigurisë, ata bëhen përgjegjës për çdo gjë që ndodh. Po të analizohen statistikat e ministrisë së brendshme, mund të shihet se shumica e akteve kriminale bëhen nga të huajt ose nga romët. Megjithatë kërkohet një fajtor".

Të huaj, sinti dhe romë janë sinonime të kriminalitetit edhe për institucionet judirike. Në procesin rreth fushatës kundër romëve, Gjykata e Kasacionit në Romë e liroi kryetarit të Veronës, Flavio Tossi, nga akuza e racizmit. Fushata e tij për zbrazjen e kampit në Romë nuk kishte baza raciste, por ishte ndërhyrje në mënyrë të ligjshme kundër akteve kriminale, deklaruan gjyqtarët në instancën përfundimtare.

Klima raciste shkakton viktima dita-ditës: sulmet vdekjeprurëse mbi të huajtë po shtohen. Autorët janë simodos të rinj. Sipas mësuesit Mometti ka një zhvillim alarmues. "Tek të rinjtë mbizotëron një klimë që ushqehet me idologji të rrezikshme. Një sjellje sikur "unë jam zoti i veten time" u jep atyre përshtypjen që të kenë të drejtë që të sulmojnë njerez të tjerë, të huajt, me të dobtit. Më e lehtë është kjo, sesa të përballohesh me realitetin. Situata për të rinjtë sot është shumë e pasigurte, nga ana profesionale dhe ekzistenciale".

Autor : Andreina Bonanni / Giovanna Nanci

Redaktoi : Aida Cama