1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Erdogan kritikon politikën e integrimit

2 Nëntor 2011

Kryeministri turk Erdogan e ka akuzuar qeverinë gjermane për gabime në integrimin e imigrantëve me prejardhje turke. Veç kësaj ai kërkoi më shumë solidaritet nga Gjermania në anëtarësimin e synuar në BE.

https://p.dw.com/p/133eL
Recep Erdogan për vizitë në Berlin
Recep Erdogan për vizitë në BerlinFotografi: dapd

Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar qeverinë gjermane për gabime në integrimin e imigrantëve me prejardhje turke. Erdogan kritikoi në gazetën "Bild" sërish të drejtën e imigrimit. Prej 2007-s tërheqja e bashkëshortit varet nga marrja e një provimi të gjermanishtes, çka Erdogan e vlerëson si shkelje të të drejtave të njeriut. Në të njëjtën kohë ai i bëri thirrje qeverisë gjermane, të angazhohet më fort për një anëtarësi të plotë të Turqisë në Bashkimin Evropian.

Ndërkaq sipas ministrit të brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich (CSU) gjuha e parë e turqve në Gjermani nuk duhet të jetë turqishtja, po gjermanishtja. Kësisoj ai kundërshtoi sot në një paraqitje në programin e mëngjesit të kanalit të dytë televiziv gjerman ZDF kryeministrin turk. Ky ishte shprehur në bulevardesken "Bild" se nëse një fëmijë do të mësojë një gjuhë të re, ai duhet të jetë në gjendje të zotërojë gjuhën e vet. Friedrich u kundërpërgjigj duke thënë, se këtu shihet që Erdagan nuk e ka kuptuar çështjen drejt: Gjuha e tyre e mirëfilltë është në fakt gjermanishtja.

Friedrich tha, se mësimi i gjuhës gjermane është një parakusht kryesor për të ulur numrin e madh të nxënësve që ndërpresin shkollën dhe për të hedhur bazën për suksesin profesional. Ky është një potencial të rinjsh që nuk lejohet të shkojë dëm, tha ministri. Në të njëjtën kohë ai hodhi poshtë kërkesën për mundësinë e një shtetësie të dyfishtë për të huaj me qëndrim afatgjatë në Gjermani, me qëllim përmirësimin e integrimit të tyre. Nuk besoj se kjo do të ndryshonte gjë, përkundrazi, u shpreh Friedrich. Kush do të rrijë përgjithmonë në Gjermani, të kërkojë nënshtetësinë gjermane, tha ai.