Eskalon dhuna në protestat kundër Shavezit, një i vdekur
27 Nëntor 2007Reklamë
Në Venezulë, si pasojë e protestave të reja kundër reformave kushtetuese të ndërrmara nga presidenti, Hugo Shavez,(Hugo Chavez) është qëlluar për vdekje një njeri.19 vjeçari ka humbur jetën në qytetin Valencia gjatë përleshjeve mes kundërshtarëve dhe ithtarëve të Shavezit, bën të ditur një zedhënës i ushtrisë. Kush ka qëlluar me plumb mbi të, ende nuk është bërë e ditur.Të djelën në Venezuelë do të mbahet një referendum për reformat kushtetuese.