1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europa Weißrussland

9 Korrik 2011

Një përmbysje në Minsk mund ta kapte papritur Evropën. Çfarë vjen po të largohet Lukashenko? Për një skenar të tillë, BE aktualisht nuk ka përgjigje, mendojnë ekspertët.

https://p.dw.com/p/11s0L
Kryetari i shtetit i Bjellorusisë, Lukashenko ka shtypur sërish me dhunë protestat
Kryetari i shtetit i Bjellorusisë, Lukashenko ka shtypur sërish me dhunë protestatFotografi: picture alliance/dpa

Veprimi i ashpër sërish kundër demonstruesve paqësorë të mërkurën (07.07.2011) e bën të qartë se presidenti i Bjellorusisë, Lukashenko nuk është i prirur në asnjë mënyrë të lejojë një "revolucion të portokalltë" si në Ukrainë ose një "pranverë arabe". Edhe shumë ekspertë e konsiderojnë veprim të përshpejtuar, që të flitet për një revoltë në zhvillim në Bjellorusi.

Por për rastin e ashpërsimit të krizës financiare dhe ekonomike nuk duket asgjë e përjashtuar. Situatat ekstreme patën thuajse gjithmonë një ndryshim në krye të shtetit si pasojë, thotë eksperti për Evropën Lindore, Alexander Rahr nga Shoqata Gjermane për Politikën e Jashtme. Ai mendon se BE nuk është i përgatitur për një skenar të tillë në Bjellorusi. "BE një gjë e tillë do ta gjente të papërgatitur si ngjarjet në Afrikën e Veriut ose si i ashtuquajturi revolucion i portokalltë në Ukrainë."

Broshurë për shkollat bjelloruse
Broshurë për shkollat bjelloruseFotografi: EU

Kërkimi i partnerëve të bisedimeve

Eksperti i Fondit Marshall Gjerman, Jörg Forbig lë të kuptohet se kusht për një pozicion të përbashkët të BE është një konsensus brenda komunitetit. Por një gjë e tillë nuk është e lehtë të gjendet.

Sipas mendimit të Aleksandër Rahrit, hapësira e veprimit të Brukselit gjithsesi do të ishte shumë e ngushtë, kur vjen fjala për të reaguar ndaj ndryshimeve në Bjellorusi. Shkakun Rahri e sheh në faktin se BE i sotëm mbështetet krejtësisht në opozitën e sotme bjelloruse. "Por këta nuk janë njerëzit që kanë mbështetje në popull. Për më tepër, ata nuk janë në gjendje që sjellin një ndryshim pushteti, as në kuadër të një evolucioni dhe as të një revolucioni", thotë me bindje Rahr.

Lauras Bielinis, politolog nga universiteti i Vilniusit ka mendim të kundërt. Ai mendon se kontaktet e ngushta me opozitën mund të ishin për BE një as në mëngë, para së gjithash kur partnerët e bisedimeve do të merrnin timonin pas një ndryshimi politik në Bjellorusi.

Alexander Rahr
Alexander RahrFotografi: DGAP

"Një skenar të tillë tani nuk e besoj. Por nëse ai ndodh, atëherë pushtetin do ta marrin personalitete, të cilët ndodhen që sot në strukturat shtetërore: në ministritë, para së gjithash në forcat e sigurisë, ose nga grupi i guvernatorëve. Dhe me keta njerëz, BE nuk ka asnjë kontakt", argumenton Rahr.

Nëse Bjellorusia do t'i futet kësaj rruge, ky vend do të ndryshojë detyrimisht politikisht. "Pikërisht kësaj ia ka frikën udhëheqja në Minsk. Por gradualisht situata po bëhet gjithnjë e më pa krye, " konkludon Alexander Rahr. Me fjalë të tjera, sa më shumë të zgjasë kriza, aq më pak opsione i mbeten udhëheqjes së Bjellorusisë: asaj do t'i duhet ose të afrohet me Rusinë, ose me BE.

Autor: Vladimir Borokov/Birgit Görtz/ Auron Dodi

Redaktoi: Aida Cama