1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Produktet Fair-Trade preferohen gjithnjë e më shumë

Heiner Kiesel12 Gusht 2012

Kur bën pazar në Gjermani mund të ndihmosh fshatarët në Amerikën Latine. Këtë e bën të mundur e ashtuquajtura tregëti e ndershme. Ky segment ka rritje të madhe, por spekulluesit e produketeve agrare e lodhin tregun.

https://p.dw.com/p/15oBz
Produkte të tregtisë së ndershe janë produktet ku prodhuesi është paguar me drejtësi dhe transparencë
Produkte të tregtisë së ndershe janë produktet ku prodhuesi është paguar me drejtësi dhe transparencëFotografi: TransFair e.V.

Për gjermanët është duke u bërë gjithnjë e më e rëndësishme që të kenë ndërgjegjen të pastër pasi bëjnë pazarin. Ata blejnë prodhime biologjike dhe shpresojnë që në këtë mënyrë të japin kontribut për përmirësimin e ambientit. Ata i kushtojnë vëmendje blerjes së vezëve, që ato të jenë nga pula që mbahen në natyrë dhe mendojnë gjithnjë e më shumë për fshatarët dhe zanatçinjtë e rajoneve pak të zhvilluara të botës. Forumi për tregtinë e ndershme- Forum Fairer Handel (FFH), një shoqatë mëmë e disa organizatave të orientuara nga zhvillimi, ka llogaritur se në vitin 2011 në Gjermani janë dhënë 477 milionë euro për prodhime, që kanë vulën e tregtisë së ndershme. Produkte të tilla janë produktet ku prodhuesi është paguar me drejtësi dhe transparencë. "Segmeni i mallrave tër tregtisë së ndershme është dyfishuar tre vitet e fundit," thotë drejtorja ekzekutiv i FFH për sektorin gjerman, Antje Edler.

Kafeja, frutat jugore dhe gjithnjë e më shumë edhe lulet janë nxitësit kryesorë të këtij bumi. "Njerëzit blejnë të ndergjegjshëm", thotë Edler, "dhe po bëhet gjithnjë e më e lehtë blerja e produkteve të tregtuara ndershëm." Madje edhe tregtarët e produkteve të lira, si Discounter-i i prodhimeve ushqimore Aldi-Jug, shet ndërkohë mallra të tregtisë së ndershme. Po ashtu Coffee-to-go me vulën përkatëse të produktit mund të gjendet pa problem në çdo zonë për kalimtarët. "Numri i dyqaneve ku mund të blihen produkte të tilla është rritur me 3000 në krahasim me vitin 2010", thotë Edler.

Antje Edler, Geschäftsführerin des Forums Fairer Handel 10.08.12 in Berlin
Antje Edler Fairer HandelFotografi: DW/H.Kiesel

Treg i vogël, por në rritje

Produktet ushqimore përbëjnë 84 përqind të volumit të tregtuar. Në Gjermani shiten gjithsej 12 mijë produkte të tregtisë së ndershme. Megjithatë pjesa e produkteve të sigluara me vulën e tregtisë së ndershme është ende e vogël në krahasim me tregun në përgjithësi. Madje edhe tek kafja, produkti kryesor, kafja e tregtisë së ndershme përbën vetëm 2 përqind të kafesë në përgjithësi, kurse lulet 6,8 përqind.

Çokollata- Fair Trade
Çokollata- Fair TradeFotografi: picture-alliance/dpa

Sipas të dhënave të Elder-it, mbi një milionë fshatarë të vegjël, punëmarrës dhe familjet e tyre përfitojnë nga sukseset e tregtisë së ndershme. Për ta kjo do të thotë më shumë rroga dhe kushte më të mira pune në Amerikën Latine, Afrikë dhe Azi. Por Edler e shikon në rrezik tregtimin në favor të prodhuesve. Ajo kujton luhatjet ekstreme të çmimeve të tregut për prodhimet agrare në tregjet botërore. "Në këtë mënyrë partnerët tregtarë dhe kooperativat bien në vështirësi të madhe gjatë planifikimit dhe llogaritjeve".

Situatë e rrezikshme për shkak të spekullimeve

Drejtuesja ekzekutive Edler, shikon tek ndikimi i investorëve financiare një shkaktar të rëndësishëm të luhatjeve të çmimeve të lëndëve të para në industrinë ushqimore. Në këtë sektor rrjedh shumë kapital dhe si pasojë çmimet zhvillohet gjithnjë e më shumë pavarësisht nga ekonomia reale. Kështu që nuk janë më thatësirat e mëdha në SHBA, apo përdorimi i sipërfaqeve të mëdha për prodhimin e etanolit biologjik, shkaktarët e mungesës së lëndëve ushqimore dhe e çmimeve të larta, por pretendimet e larta për rendite të investorëve.

Lulet janë nxitësit kryesorë të rritjes së pjesës Fair Trade në treg
Trëndafila - Fair TradeFotografi: DW

Marita Wiggerthale nga Oxfam paralajmëron për fryrjen e spekullimeve me pasoja vdekjeprurëse: "Është cinizëm i madh të arrish fitimet maksimale duke vënë baste dhe nga ana tjetër miliona njerëz të vuajnë nga uria, sepse çmimet e lëndëve të para ushqimore shtrenjtohen".