1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Faturat celulare, klientët kërkojnë zgjidhje më të rehatshme

John Blau / Elona Elezi21 Gusht 2012

Nëse ka diçka që nuk i mungon asnjëherë industrisë së telefonisë celulare, atëherë është inovacioni. Por një dyndje e ideve konkurruese po pengon përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje botërore për pagesat e celularëve.

https://p.dw.com/p/15taU
Fotografi: AP

Industria e komunikimit të celularëve shkëlqen, sepse çdo aplikim i mundshëm që mund të imagjinohet, u bë i mundur me pajisje të vogla dhe të lehta në peshë – përveç njërës: një faturë të lehtë për t´u përdorur dhe me një kosto të ulët që mund të përballohej nga pjesa më e madhe e përdoruesve. Por kjo mund të ndryshojë shumë shpejt.

Starbucks, rrjeti më i madh botëror i kafesë, ka nisur blerjet e pagesave të celularëve, Square, një lëvizje e cila mund të kërcënojë skema të shumta rivale të pagesave dhe të shkundë tregun e pakicës. Gjigandi i dyqaneve të kafesë ka përpunuar më shumë se 60 milionë transaksione celularësh në platformën e tij në vetëm 18 muaj. Ai tashmë i është kthyer Square për rritjen e biznesit si dhe për të ndihmuar fillimin e zgjerimit të bazës së konsumatorëve.

Rrjet botëror

Starbucks ka kërkesa të mëdha për pagesat e celularëve. Shumë nga klientët e tij të rinj dhe të apasionuar pas teknologjisë mbështeten në smartphone-t e tyre për një gamë më të gjerë shërbimesh dhe janë përdorues të mëdhenj në shërbimet e pagesave elektronike.

"Konsumatori po kalon nëpërmjet një ndryshimi sizmik në të cilin – me kalimin e kohës – paratë kesh do të jenë metodë e vjetëruar," tha në një televizion amerikan Howard Schultz, Drejtori Ekzekutiv i Starbucks.

Kërkesa të mëdha për pagesat e celularëve - Starbucks
Kërkesa të mëdha për pagesat e celularëve - StarbucksFotografi: AP

Në fazën e parë, Square do të përvetësojë situatën aktuale të pagesës së celularëve në dyqanet e rrjetit Starbucks. Ajo përmban teknologjinë e skanuar për të lexuar bar kode dhe mbart të dhëna të kartave të kreditit në telefonat celularë të klientëve për të përpunuar transaksionet. Kompania gjithashtu do të ofrojë kartën lexuese të saj për telefonat celularë – një pajisje që mund të lidhet me kufjet e telefonit ose në prizën e karikimit.

Shikoni pagesat

Zgjidhjet e pagesave elektronike qëndrojnë në një tjetër fushë. "Në këto sisteme nuk ju nevojitet as telefoni juaj për të bërë pagesën," thotë Bareisis. "Shërben vetëm si një pajisje që ju identifikon ju në regjistër. I gjithë informacioni i faturës qëndron në pagesën elektronike".

PayPal ka qenë një nga mbështetësit e hershëm të pagesave elektronike të celularëve. Sipas Bareisis, kohët e fundit google ka lëvizur brenda zonës, duke e përzier atë me zgjidhjen e portofolit google. Por Bareisis nuk është i vetmi që mendon se të gjithë këto mundësi konkurruese po e pengojnë tregun nga ajo çka mund të ishte një rritje shpërthyese për pagesat celulare.

"Unë udhëtoj shumë dhe jam një përdorues i madh i kartave të kreditit," thotë Michael Schlömer, drejtor manaxhimi i Haaro Friseurbedarf, furnizues i pajisjeve të stilimit të flokëve në Solingen të Gjermanisë. "Por gjëja e fundit që dua është të kem një aplikim nga një ofrues që mund ta përdor vetëm me një shitës me pakicë, ose një sërë shitësish me pakicë në vetëm një shtet. Do të isha shumë i interesuar për një zgjidhje të pagesës së celularit që do të mund ta përdorja me çdo shitës pakice – kudo."