1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Filloi sot në Sofje të Bullgarisë samiti i shteteve të Evropës Juglindore

Intervistën e zhvilloi Sonila Sand20 Maj 2008

Ky është edhe takimi i parë i punës së Këshillit për Bashkëpunim rejonal i cili është pasues i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore.

https://p.dw.com/p/E3B4
Duke shtruar tapetin e kuq, në pritje të miqve të nivelit të lartë
Duke shtruar tapetin e kuq, në pritje të miqve të nivelit të lartë, SofjeFotografi: AP

Në një intervistë dhënë Deutsche Welle në prag të samitit, koordinatori i këtij pakti, Erhard Busek sqaroi se:

Erhard Busek : Në të vërtetë ky është takimi i parë i punës i strukturave të rikrijuara të Këshillit për Bashkëpunim rejonal dhe në rend të ditës ndodhet programi punës i këtij institucioni. Kjo është rruga drejt rezultateve praktike, ndërkohë që një temë tjetër do të jenë natyrisht raportet me Kosovën. Në të vërtetë këtu nuk pritet ndonjë zgjidhje e re kur dihet fakti që Serbia nuk ka ende një qeveri dhe nuk dihet se si do të duket partneri në këtë mes.

Erhard Busek
Erhard BusekFotografi: dw-tv

Ndërkaq duke folur për nivelin e pjesëmarrësve në këtë samit, Busek nenvizoi:

Erhard Busek: Relativisht janë përfaqësues të lartë. Ky është një takim i krerëve të shteteve, pastaj i ministrave të jashtëm dhe drejtorëve politikë që do të mirren me problemet praktike. Sekretari i Përgjithshëm Hido Bishçeviq, nga Këshilli për bashkëpunim rajonal ka prezantuar një program shumë konkret të punës, i cili provon të hedh hapat e parë në fushën e infrastrukturës, por edhe në luftimin e katastrofave dhe masave të ngjashme dhe unë pres që ky program do të pranohet pozitivisht nga të pranishmit. Bëhet fjalë për prioritetet e ndërtimit të infrastrukturës, se si mund të futet Danubi në përdorim, a ekziston bashkëpunimi në raste katastrofash, pastaj masat në fushën e sigurisë dhe luftimit të kriminalitetit tejkufitar. Nuk duhet lënë anash as fushën e arsimit dhe kulturës.

Ndërsa duke folur për gjendjen aktuale në Serbi, qëndrimin e saj ndaj Kosovës dhe gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me BE-në, ai sqaroi:

Erhard Busek: Kjo do të varet nga përbërja e qeverisë por tek vet popullata një e treta është për Evropën. Besoj që kjo duhet të mbështetet dhe unë angazhohem ende për lirinë e qarkulllimit pa viza. Nuk bën ta harrojmë që gjenerata e vjetër kishte mundësi të udhëtonte për në vendin tonë ndërkohë që gjeneratave të reja i është mohuar kjo e drejtë.