1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fitore e ekipit gjerman të biatlonit për femra në hapje të Kupës së Botës në Oberhof

Ho / ZDF7 Janar 2008

Në hapje të Kupës Botërore në Oberhof biatletet gjermane kanë fituar garën e stafetës dhe janë në këtë mënyrë pa humbje edhe pas garës së tretë të sezonit.

https://p.dw.com/p/CkF7
Kupa Botërore në Oberhof
Kupa Botërore në OberhofFotografi: AP

Simone Denkinger, Andrea Henkel, Kathrin Hitzer dhe Kati Wilhelm lanë 12,2 sekonda pas në vend të dytë Francën me 1 orë 15 minuta dhe 41,1 të qindtat. E treta u rendit Rusia me 26 sekonda diferencë.


Biatletja e parë Diekinger nuk ishte aq e kënaqur me formën e vet, por edhe më e gëzuar për formën e kolegeve të tjera të stafetës: 'Më ngushëllon disi fakti që megjithatë ia dolëm të fitonim para publikut gjerman dhe fitorja flet qartë për formën e tre shoqeve të skuadrës.'


Ndërsa Kati Wilhelm do të shprehej: 'Po, u pa: pjesë e stafetës janë katër biatlete dhe besoj se kjo e sotmja ishte një stafetë interesante. Mendoj se nuk do të kishte qenë mirë sikur të kishim pasur epërsi të madhe.'


Kurse trajneri i kombëtares Uwe Müßiggang tha: 'Mendoj se nuk duhet të startosh për të zënë vendin e dytë ose të tretë, por duhet të luftosh fillimisht për fitoren.'