1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fitore e thellë e Partisë së presidentit rus "Rusia e Bashkuar"

3 Dhjetor 2007
https://p.dw.com/p/CVxM

Partia e presidentit rus Vladimir Putin, ka fituar thellë në zgjedhjet parlamentare në Rusi. Pas numërimit të rreth tre të katërtave të votave, Partia pro Kremlinit, "Rusia e Bashkuar" ka fituar 62.8 përqind të votave. Partia e vetme opozitare në parlamentin e ri do të jetë Partia Komuniste, e cila ka marrë pothuaj gati 12 përqind të votave. Në parlament do të përfaqësohen edhe liberaldemokratët e Zhirinoskit, si dhe Partia "Rusia e Drejtë". Partia Komuniste bëri të ditur se nuk do të njohë rezultatet e zgjedhjeve, për shkak të manipulimeve masive dhe parregullsive. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte rreth 60 përqind, më e lartë se në vitin 2003. Putin ishte paraqitur si kandidati kryesor e Partisë "Rusia e Bashkuar" në këto zgjedhje. Kryetari i partisë Boris Gryslov, tha se zgjedhjet konfirmuan që Putin është udhëheqës kombëtar, kursi i tij u mbështet nga populli. Guvernatorja e San Petersburgut Valentina Matvijenko, nga Paartia "Rusia e Bashkuar" do të shpallë më 17 dhjetor kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të 2 marsit. Pas dy mandateve, Putini nuk mund të kandidojë më.