1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fitore për gjermanët në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian 2012

4 Shtator 2010

Ekipi i trajnerit Joachim Lëw mundi Belgjikën në Bruksel me rezultatin 1:0.

https://p.dw.com/p/P4AS
Nga ndeshja Gjermani - Belgjikë, e vlefshme për kualifikimin në Kampionatin Evropian 2010.
Fotografi: AP

Ekipi kombëtar gjerman nisi me fitore ndeshjet për kualifikim në Kampionatin Evropian 2012. Ekipi i trajnerit Joachim Lëw mundi Belgjikën në Bruksel me rezultatin 1:0. Golin e shënoi Miroslav Klose.

Pas golit të Kloses në ndeshjen me Belgjikën.
Pas golit të Kloses në ndeshjen me Belgjikën.Fotografi: AP

"Më duket se në gjysmën e parë të ndeshjes kemi patur pak vështirësi, kemi humbur shpesh topin pa qenë nevoja, nuk kemi reaguar as shpejt pas humbjes së topit. Belgjika pati këtë apo atë shans, për të bërë gol. Në gjysmën e dytë në fillim më duket se kemi luajtur më të qetë, më me zgjuarsi, kemi patur disa shanse për të shënuar, njërin prej tyre e shfrytëzuam. Pastaj në fazën përfundimtare duhej ta qetësonim ritmin", - u shpreh Klose pas ndeshjes.

Në ndeshjen e dytë të grupit A Turqia fitoi në Kazakistan me rezultatin 3:0. Të martën ekipi gjerman ndeshet në Këln me Azerbajxhanin.

EM Qualifikation Belgien Deutschland Fußball FLash-Galerie
Miroslav Klose shënon golin e fitores me Belgjikën dhe i afrohet rekordit të Gerd Müllerit, golshënuesit rekord gjerman.Fotografi: AP

Miroslav Klose arriti të shënojë golin e 53-të në të 102-tën ndeshje ndërkombëtare në ndeshjen 1:0 kundër belgëve të premten në mbrëmje në Bruksel. Vetëm 15 gola e ndajnë 32 vjeçarin nga sulmuesi i vjetër i FC Bayern Gerd Müller, golshënuesit rekord gjerman. Vetëm dy gola më shumë se Klose ka Joachim Streich, i cili ka shënuar 55 herë për ish Republikën Demokratike Gjermane.

Autor: dpa/ Angelina Verbica

Redaktoi: Eliana Xhani