1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Franca bëhet socialiste - Hollande forcon pozicionin

11 Qershor 2012

Më shumë se një muaj pas zgjedhjes së socialistit François Hollande për president të vendit, forcat e krahut të majtë në Francë fitojnë bindshëm edhe në zgjedhjet parlamentare.

https://p.dw.com/p/15Bud
Fotografi: dapd

Siç bëhet e ditur pas raundit të parë që u zhvillua të dielën (10.06), partia socialiste e presidentit të ri francez, Francois Hollande-s mund të arrijë së bashku me të Gjelbërit një shumicë absolute në Asamblenë Kombëtare në Paris. Atëherë e majta franceze praktikisht mund të përcaktojë edhe ekonominë e dytë më të madhe të BE-së.

Forcohen ekstremistët

Konservatorët e djathtë të ish-presidentit Nicolas Sarkozy, pa koalicion mundën në të gjithë vendin të arrijnë një rezultat gati të ngjashëm si socialistët. Por mungesa e partnerëve të një koalicioni të përshtatshëm bën që ata të jenë të vetëdijshëm për pozicionin e tyre në opozitë.

Zgjedhjet e së dielës kanë treguar rritje të mbështetjes edhe për ekstremistët e djathtë, përkatësisht për Frontin Kombëtar të Marine Le Pen, e cila ka kërkuar që Franca të braktisë euron dhe të luftojë kundër “islamizimit të vendit”.

Zgjedhjet parlamentare më 10 Qershor
Zgjedhjet parlamentare më 10 QershorFotografi: picture-alliance/dpa

Përbërja përfundimtare e Asamblesë së re Kombëtare me 557 anëtarë gjithsej do të konfirmohet pas raundit të dytë të zgjedhjeve më 17 qershor. Në të gjitha ato zona elektorale ku asnjë nga kandidatët nuk ka arritur shumicën absolute do të ketë edhe një herë votime.

Autor: ag/Kelmendi

Redaktoi: Lindita Arapi