1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Franca ndërmjetëson në zgjidhjen e presidentit të ri libanez

23 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CSE1
Franca ka dështuar në përpjekjet e saj të fundit për ndërmjetësim mes forcave properëndimore dhe prosiriane në Liban. Një ditë para përfundimit të mandatit të presidentit prosirian Emil Lahoud, të dyja palët nuk kanë arritur të pajtohen për një kandidat të përbashkët, i cili do të zëvendësonte Lahoudin në postin e tij. Politikanë prosirianë, të mbledhur rreth milicëve radikal musliman të Hizbollhaut, sipas të dhënave të opozitës duan të bojkotojnë votimin e paraparë për ditën e sotme. Në këtë mënyrë do të mungonin dy të treta e nevojshme të deputetëve për zgjedhjen e presidentit të ri. Nga e hëna ministri i jashtëm francez Bernard Kushner, po përpiqet të afrojë palët në Bejrut.