1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fushatë elektorale 3.0 - Politikanët në mediet sociale

Nicolas Martin/Auron Dodi13 Maj 2014

Facebook, twitter, youtube - përmes mediave sociale politikanët e BE duan të forcojnë kontaktin me zgjedhësit e tyre. Por a mjaftojnë mediet sociale, për ta bërë tërheqëse politikën?

https://p.dw.com/p/1Byi6
Fotografi: picture-alliance/dpa

Politikanët i akuzojnë shpesh se janë larg qytetarëve dhe nuk kanë interes për mendimin e zgjedhësve të tyre. Sigurisht, mundësitë e deputetëve të BE janë të kufizuara. Mesatarisht secili prej 99 deputetëve gjermanë në Parlamentin Evropian përfaqëson 828.000 qytetarë gjermanë. Që të vihesh në kontakt me ta, kjo duket thuajse e pamundur në vështrim të parë.

Julia Reda Partia e Piratëve
Julia Reda Partia e PiratëveFotografi: imago

Por është e mundur. Përmes medieve sociale politikanët mund të shpërndajnë shpejt informacione të përshtatshme për çdo përdorues. Kësaj i shtohet kontakti i drejtpërdrejtë në çdo dy familje. Sidoqoftë në bazë të një studimi të shoqatës "Bitcom", mbi 60 përqind e gjermanëve informohen në internet për tema politike.

Të mësosh të dëgjosh - edhe në internet

"Ne tregojmë edhe midis zgjedhjeve si mund të marrësh pjesë në politikën evropiane", thotë Julia Reda e Partisë së Piratëve. "Temat politike nga Brukseli ne i kemi vendosur në një faqe elegante interneti dhe pyetjet, që janë shtruar atje, i kemi prezantuar të organizuara. Pastaj për të gjitha këto kemi bërë publicitet në mediet sociale."

Julia Reeda dëshiron që pas zgjedhjeve për Evropën të hyjë për herë të parë në Parlamentin Evropian. Piratët dhe BE përshtaten mirë me njëri-tjetrin, sepse ne "tregojmë që vlerat. që kemi mësuar në internet - bashkëpunimi, krijimi i rrjetit dhe kapërcimi i kufijve - janë vlera, që përbëjnë Bashkimin Evropian."

Martin Fuchs, vëzhgon përdorimin e medieve sociale nga politikanët
Martin Fuchs, vëzhgon përdorimin e medieve sociale nga politikanëtFotografi: Martin Fuchs

"Në rastin e Julia Reedas nuk jam kaq i sigurtë, nëse ka vërtet interes për dialog me votuesit", i thotë DW vëzhguesi i zgjedhjeve nga Hamburgu, Martin Fuchs. "Në twitter ajo mban edhe më tej pseudonimin @Senficon". Po ta kërkosh atë në twitter nuk do ta gjesh. Paraqitja në mënyrë transparente e punës politike është një hap i duhur për t'ua sjellë më afër Evropën qytetarëve, mendon Fuchs.

Mediat sociale kanë kulturën e tyre

Manfred Weber ka kohë që është pjesë e Parlamentit Evropian. Deputeti i Partive Popullore Evropiane i ka zbuluar gjithashtu mediet sociale për punën e tij. Nga konservatorët e Partive Popullore ai është më aktivi në këto platforma.

Sipas mediumit të social-media Pluragraph mund të analizohen aktivitetet online të deputetëve të Parlamentit Evropian. Manfred Weber zë aty vendin e gjashtë, midis 99 deputetëve gjermanë, përsa i përket përdorimit të facebookut. Me llogarinë në twitter ai zë vendin e 23-të. Mediat sociale i japin atij një përparësi të qartë: shpejtësinë. "Përdoruesit në rrjet me mua presin që të informohen më shpejt për zhvillimet politike. Pastaj ata duan të më përgjigjen, çfarë mendojnë për këtë", thotë Weber. Për këtë ka rëndësi një strategji, thotë Martin Fuchs. Mediet sociale bazohen në dialog. Përdoruesit presin që një politikan të jetë i hapur për ndërveprime. "Mendimi i përdoruesve është vendimtar. Politikanët duhet të mësojnë të dëgjojnë."

Informacione aktuale nga Manfred Weber në profillin e tij në facebook
Informacione aktuale nga Manfred Weber në profillin e tij në facebook