1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Futbollistet gjermane kualifikohen për në "Euro 2009"

2 Nëntor 2007

Dhe ish numri një në tenis për femra, zvicerianja 27 vjeçare, Martina Hingis jep dorëheqje

https://p.dw.com/p/C0F1
Futbollistja Birgit Prinz duke trainuar vajzat e reja ne futboll
Futbollistja Birgit Prinz duke trainuar vajzat e reja ne futbollFotografi: dpa
Futbollistet gjermane kanë arritur të kualifikohen direkt për në Kampionatin europian 2009 që do të zhvillohet në Finlandë. Në Volendam mbrëmë ato shënuan një tjetër fitore ndaj Hollandës, me rezultatin 1:0. Ekipi gjerman me trajneren Silvia Neid dhe grupi i saj kanë arritur një bilanc të suksesshëm në këtë kampionat, duke shënuar pesë fitore në pesë ndeshje.

-----------------------------------------------------------------

Ish numri një në tenis për femra, zvicerianja 27 vjeçare, Martina Hingis ka rezultuar pozitive me kokainë në analizat antidoping të bëra në korrik në Wimbledon. "Rezultova pozitive, por asnjëherë nuk kam përdorur drogë. Nuk do ta ndjek këtë çështje pasi nisur edhe nga mosha, mendoj të jap dorëheqje nga sporti," deklaroi për mediat zvicerianja Hingis.