1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gabimet dhe lëshimet në ndërtimtarinë gjermane

Insa Wrede/Bahri Cani8 Janar 2013

Ekplozioni i çmimeve, tejkalimi i afateve dhe puna e keqe. Të gjitha këto vërehen tek sipërmarrjet e ndërtimit në Gjermani. Por a do të thotë kjo se sipërmarrjet gjermane e kanë humbur emrin e mirë?

https://p.dw.com/p/17G3O
Das neue Flaggschiff der Umweltorganisation Greenpeace, die "Rainbow Warrior III", wendet am Donnerstag (20.10.11) in Hamburg auf seiner Jungfernfahrt vor der Elbphilharmonie. Der 58 Meter lange Motorsegler machte an der Ueberseebruecke im Hamburger Hafen fest. Auf der Elbe wurde der Neubau vom deutschen Greenpeace-Schiff "Beluga II" und der Greenpeace-Schlauchbootflotte begleitet, wie ein Sprecher auf dapd-Anfrage sagte. (zu dapd-Text) Foto: Philipp Guelland/dapd
Fotografi: dapd

Gjermanët janë të vyeshëm, të saktë dhe puntorë. Gjërat që bëjnë ata funksionojnë si duhet. Ky është reputacioni i tyre, por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Shumë projekte të mëdha tregojnë se edhe në Gjermani ka gjëra të cilat i gjen në vendet tjera: vonesa në realizimin e projekteve, tejkalime të planeve financiare e madje edhe punë të bëra shkel e shko, mashtrime dhe korrupsion. Si për shembull, në stacionin qendror hekurudhor në Berlin: ai është dashur të kushtojë rreth 300 milionë e kostoja në fund ishte 1,2 miliardë euro. Ose aeroporti i Berlinit, i cili do të kushtojë shumë më shumë se sa që ishte planifikuar, ndërkohë që futja në përdorim është shtyer disa herë. Mediat njoftojnë se aeroporti do të kushtojë rreth 4,3 miliardë euro, që është 50 % më shumë se sa që ishte planifikuar. A thua ka humbur mirëbesimi tek ndërtimtaria gjermane?

Peter Tzeschlock, anëtar i bordit drejtues në sipërmarjen ndërtimore "Drees und Sommer" thotë se kjo nuk është e vërtetë. Një prej shkaqeve kryesore të lëshimeve të fundit është që prej disa vitesh nuk ekzistojnë sipërmarrje të cilat i bëjnë të gjitha koordinimet, por gjërat i bëjnë shumë sipërmarrje të vogla. Në projektet e mëdha mund të angazhohen me qindra sipërmarrje dhe firma të këtilla. Ndaj është shumë vështirë të koordinohen ato, thotë Tzeschlock.
"Nëse punëdhënësi i i ka të gjitha nën kontroll, edhe kostot mund të ulen për 20 deri 30 %", thotë ai. Tek projektet e mëdha ku investohen me qindra miliona euro, kursimet e këtilla janë shumë të mëdha.

"Por ekziston rreziku që punëdhënësi të ketë më shumë përgjegjësi. Tek të gjitha projektet të cilat kanë probleme me oraret dhe kohën e zbatimit të tyre shihen probleme të ngjashme", shpjegon ai.

Ndryshimet e mëvonshme sjellin probleme

Die Baustelle des World Conference Center am Freitag (07.08.2009) in Bonn. Der Bau des Bonner Konferenzzentrums im früheren Regierungsviertel droht zu einer unendlichen und ärgerlichen Geschichte zu werden: Der Großbau wird nicht nur viel teurer als geplant, auch die Finanzierung hängt in der Schwebe. Nach einer vorläufigen Entscheidung des Bonner Landgerichts vom Mittwoch (05.07.2009) gibt es in der Eigentümerfrage weiter Unklarheit. Damit sind auch weitere Mittel zur Schließung von Finanzlücken blockiert. Foto: Oliver Berg dpa/lnw +++(c) dpa - Report+++
World Conference Center BonnFotografi: picture-alliance/dpa

Përveç problemeve organizative, koston e rrisin edhe kërkesat e punëdhënësve për ndryshimet e planeve fillestare, thotë Cornelius, drejtor i shoqatës së inxhinierëve. Ndryshimet e këtilla nuk kushtojnë vetëm kohë por edhe kosto më të mëdha. "Këtu shihet se sipërmarrjet që paraqiten në tender i marrin parasysh edhe mundësitë e rritjes së kostove", shpjegon ai.
Sipërmarrjet paraqesin në fillim kalkulime me çmime më të ulëta se sa ato që kërkohen në tender. Shpesh ndodhë që në tender fiton ai që ofron çmimet më të volitshme, mendon Cornelius. Kjo sepse organizatorët e tenderit duhet të japin shpjegime pse kanë pranuar ndonjë ofertë me çmim më të lartë. Ndaj sipërmarrjet ndërtimore shpesh paraqesin çmime më të ulëta sesa ato reale, mendon këshilltari për ndërtimtari Franz Josef Schlappka.

"Sikur të paraqiteshin kostot reale do të ishte shumë e mundur që ndonjë projet të hidhet poshtë. Ai që ka interes të fitojë tenderat e këtillë jep oferta më të ulëta, por e ka parasyshë se projekti do të kushtojë më shumë", shpjegon ai.

Ndryshimet nuk i rrisin vetëm kostot por edhe rreziqet, pohon Tzeschlok. Kjo sepse shumë shpesh tejkalohen edhe terminet e parashikuara për përfundimin e ndërtimeve. Kjo bën që në disa raste punët të bëhen shkel e shko sepse gjërat duhet të përfundojnë në një orar të caktuar. Domethënë: cilësia bie në masë të madhe".

Reflektimi në vendet tjera

Në disa raste nuk bëhet fjalë vetëm për punë të kryera keq por edhe për vepra kriminale. Në arkivën historike të Këlnit ka pasur edhe të vdekur si pasojë e ndërtimeve që nuk janë bërë sipas standardeve në rrjetin e tramvajëve. Por megjithë rastet e këtilla të rënda dhe kritikat për energji kriminale në këso rastesh, ndërtimtaria gjermane është në zë të mirë në botën e jashtme, mendon Tzeschlock.

Imazhi i inxhinierëve gjermanë, saktësia, përgjegjësia dhe transparenca janë vlerat të cilat edhe më tej çmohen shumë. "Korrupsioni në Gjermani ndodhë për fat të keq, por kjo nuk merret seriozisht në botën e jashtme", thotë Tzeschlock.

Hamburg/ Technischer Hinweis: Das Bild wurde mit einem Spezialobjektiv "Fisheye" fotografiert +++ ARCHIV: Ein Firmenschild des Baukonzerns Hochtief ist auf der Baustelle der Elbphilharmonie in Hamburg vor einem Baukran zu sehen (Foto vom 24.02.12). Am Dienstag (08.05.12) veroeffentlicht die Hochtief AG in Essen das Ergebnis des 1. Quartals 2012. (zu dapd) Foto: Marius Roeer/dapd
Sikur të paraqiteshin kostot reale do të ishte shumë e mundur që ndonjë projet si Filarmonia e Hamburgut (fotografi), të hidhet poshtë.Fotografi: dapd