Bota

Gerhard Shrëder zgjjidhet anëtar i bordit drejtues të gjigandit rus të naftës dhe gazit Rosnef

Ish-kancelari gjerman Gerhard Shrëder zgjidhet anëtar i bordit drejtues të gjigandit rus të naftës dhe gazit Rosneft.

Russland St. Petersburg Schröder in Aufsichtsrat Rosneft gewählt (Reuters/O. Astakhova)

Asambleja e aksionerëve të këtij koncerni gjysmështetëror e miratoi zgjedhjen e ish-kancelarit Shrëder në bordin drejtues të koncenit. Para votimit shefi i kltij koncerni Igor Setshin kishte lobuar për zgjedhjen e Shrëderit. Koncerni Rosneft i përket me rreth 70% shtetit rus.

Kritika nga politikanët gjermanë

Kancelarja Angela Merkel e quajti angazhimin e Shrëderit në kryesinë e këtij koncerni si diçka jo të mirë. Rosnefti bën pjesë në radhët e atyre sipërmarrjeve që janë ngarkuar me sanksione nga BE-ja për shkak të pushtimit të Krimesë nga Rusia.

Deutschland Gerhard Schršöder und Wladimir Putin (picture alliance/dpa/H. Hollemann )

Politikanë të tjerë gjermanë u shprehën edhe më ashpër se kancelarja Merjkel. Sekretari i përgjithshëm i CSU-së , Andreas Scheuer, e quajti Shrëderin "mercenar rus". Kurse euro-deputeti i të Gjelbërve, Reinhard Bütikofer , e quajti atë "shërbëtor me pagesë të politikës së Putinit".

Ish-kancelari mbrohet

Shrëderi është që prej përfundimit të karrierës së tij poltike, kryetar i bordit të aksionerëve të konsorciumit të gazsjellësit Nord Stream, shumicën e aksioneve të cilit i ka në zotërim koncerni shtetëror rus Gazprom.

Ish-kancelari 73-vjeçar u mbrojt me forcë ndaj kritikave dhe tha se "bëhet fjalë për jetën time dhe për të vendos unë dhe jo shtypi gjerman." Partia Socialdemokrate, së cilës i përket kancelari, mendon ndryshe. Martin Shulc u distancua në një intervistë prej Shrëderit duke thënë se "çfarë bën një ish-kancelar është jo tërësisht çështje private", sidomos kur ai vazhdon të përzihet në jetën politike gjermane, gjë që Shrëderi e bën me kënaqësi.

 LINK: http://www.dw.com/a-40746738

Albanian Shqip

Amharic አማርኛ

Arabic العربية

Bengali বাংলা

Bosnian B/H/S

Bulgarian Български

Chinese (Simplified) 简

Chinese (Traditional) 繁

Croatian Hrvatski

Dari دری

English English

French Français

German Deutsch

Greek Ελληνικά

Hausa Hausa

Hindi हिन्दी

Indonesian Bahasa Indonesia

Kiswahili Kiswahili

Macedonian Македонски

Pashto پښتو

Persian فارسی

Polish Polski

Portuguese Português para África

Portuguese Português do Brasil

Romanian Română

Russian Русский

Serbian Српски/Srpski

Spanish Español

Turkish Türkçe

Ukrainian Українська

Urdu اردو