1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

101010 Nahost Synode

11 Tetor 2010

Në Vatikan nisi një sinod ipeshkvësh mbi gjendjen e të krishterëve katolikë në Lindjen e Mesme

https://p.dw.com/p/PbCv
Një prift armen dhe një besimtare duke ndezur qirinjtëFotografi: AP

Bariu më i madh nuk harron as kopenë e tij më të vogël, kështu nisi të dielën në Vatikan një sinod ipeshkvësh mbi gjendjen e të krishterëve katolikë në Lindjen e Mesme. Papa Benedikt XVI u bëri thirrje të gjitha feve të rajonit që të kontribuojnë për pajtim dhe drejtësi.

Një sinod për një minoritet

Papst Benedikt XVI Ratzinger Vatikan Christen Mittlerer Osten
Hapja e Sinodit, Vatikan, 10 tetor 2010Fotografi: AP

Për një minoritet, që po zhduket: 1,6% e njerëzve në Lindjen e Mesme bëjnë pjesë në kishën katolike, e cila në shtetet e Gjirit po shtohet në saj të punëtorëve mysafirë nga Azia, kurse në të njëjtën kohë nga Iraku zhvillohet një eksod masiv. Edhe në Libanin dikur me profil të qartë katolik, sot numri i katolikëve po ulet, ankohet prifti Tony Cadra:

"Ne duam të heqim dorë së numëruari të krishterët, që shpërngulen. Ne nuk kemi nevojë as për libra dhe rekomandime. Ne kemi nevojë për një strategji, për t'i mbajtur të krishterët në Lindjen e Mesme, sepse ata janë ura midis feve dhe vendeve."

Vatikani: Sinoda nuk ndjek qëllime politike, por kishtare

Irak Christen Kirche in Bagdad
Kishë në BagdadFotografi: picture-alliance/AP Photo/K. Mohammed

Në Vatikan nuk lodhen së theksuari se ky sinod nuk ndjek qëllime politike, por kishtare. Edhe Papa Benedikt XVI e përsëriti këtë të dielën, në predikimin e tij për çeljen e sinodit. Prandaj apeli i tij për liri më të madhe fetare dhe tolerancë në Lindjen e Mesme ishte formuluar me shumë kujdes. Benedikti kujtoi ndodhinë e lashtë të fesë së Krishterë në Rrëshajën e Madhe, shpalljen e evangjelizmit në të gjitha gjuhët e botës:

"Kjo sinodë ipeshkvësh është një rast i mirë në rrugën e kishës, për ta përtërirë mëshirën e Rrëshajës së Madhe, në mënyrë që lajmi i mirë të shpallet në liri dhe të dëgjohet nga të gjithë popujt."

Me rëndësi politike është edhe tema e dytë e madhe e kësaj sinode, konflikti i pazgjidhur i Lindjes së Mesme. Më parë shtetet arabe patën artikuluar drojën se kjo sinodë do të përcjellë një deklaratë shumë të njëanshme mbi shtetin e Izraelit. Sekretari i Përgjithshëm i kuvendit, kryeipeshkvi kroat Nikola Eterovic, iu shmang megjithatë para fillimit të sinodit çdo pozicionimi dhe tërhoqi vëmendjen për rolin paqedashës të të krishterëve në Vendin e Shenjtë:

Christen im Irak, Neuer Patriarch von Babylon Querformat
Peshkopi i Bagdadit Emmanuel-Karim Delly, gjatë festës së Krishtlindjeve në kishën Mari Jusif në BagdadFotografi: picture-alliance / dpa

"Të krishterët në Lindjen e Mesme janë punëtorë të paqes dhe mbështetës të faljes dhe pajtimit, të cilat janë kaq të nevojshme në këto rajone. Ata dëshirojnë që të jetojnë në paqe me fqinjët e tyre hebrenj dhe myslimanë. Duke respektuar të drejtat reciproke, para së gjithash të drejtën fundamentale për liri dhe ushtrim të fesë dhe ndërgjegjes."


Pasuria e kishës në rajon

Krahas të gjitha problemeve të të krishterëve në Lindjen e Mesme, kjo sinodë do të kujtojë edhe pasurinë e kishës në rajon. Këtu jetojnë të krishterë, të cilët flasin në shumicën e tyre arabisht e të cilët kujdesen për ritualet e tyre të kishës lindore. Në meshën e hapjes kjo u vërejt pak, ajo u zhvillua kryesisht sipas regjisë së Romës, pra në përputhje me ritin latin.

Autor: Tilmann Kleinjung/Auron Dodi

Redaktoi: Angjelina Verbica