1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjendje e jashtëzakonshme në Pakistan

8 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/C5TZ

Forcat pakistaneze të sigurisë kanë paralajmëruar sërish kryetaren e opozitës Benazir Bhutto, që të mos mbajë të premten protesta në Rawalpindi kundër gjendjes së jashtëzakonshme. Ka të dhëna, se atje ndodhen deri në tetë atentatorë vetëvrasës dhe nuk duam përsëritje të sulmit në Karachi muajin e kaluar. Policia do të zbatojë ndalimqarkullimin. Presidenti amerikan Bush kërkoi në një bisede telefonike me presidentin e Pakistanit Pervez Musharaf të heqë sa më parë gjendjen e jashtëzakonshme në vend dhe të dorëzojë postin si shefi i ushtrisë. Zv ministri i jashtëm John Negroponte e cilësoi Musharafin në të njëjtën kohë si aleat të pazëvendësuesheëm në luftën kundër terrorit.