1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjendje e tensionuar në Ukrainën lindore

PP (dpa, Reuters)8 Prill 2014

Përleshje mes forcave të sigurisë dhe aktivistëve pro-rusë në disa qytete në Ukrainën lindore.

https://p.dw.com/p/1BdVV
Fotografi: Reuters

Mes aktivistëve pro-rusë në Ukrainën lindore dhe forcave të sigurisë pati gjatë natës përleshje të dhunshme. Njësitë speciale ukrainase larguan nga një ndërtesë e shërbimit sekret në qytetin Donjeck përkrahës besnikë të Moskës të cilin po e mbanin të pushtuar atë ndërtesë. Drejtuesi i administratës presidenciale, Sergei Pashinski, tha se urdhërin për këtë operacion anti-terrorist në qytetin lindor të Ukrainës e kishte dhënë vetë presindeti i përkohshëm i vendit Aleksander Turshinov. Viktima nuk ka pasur.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e paralajmëroi kolegun e tij ukrainas Andrej Deshtshiza gjatë një telefonate prej përdorimit të dhunës. Gjithashtu ai bëri thirrje për një dialog kombëtar me të gjitha forcat dhe një ndryshim të kushtetues që do të kishte si qëllim një federalizim të gjerë të Ukrainës.

Ndërtesa e shërbimit sekret në qytetin Donezk qe sulmuar prej disa njerëzve pjesërisht të maskuar që janë përkrahës të Moskës dhe mbahej prej tyre e pushtuar. Një herë për një herë nuk është e qartë nëse njësitë speciale ukrainase po spastrojnë edhe ndërtesa të tjera administrative që mbahen të pushtuara nga forca pro-rusë në zonat rusishtfolëse në lindje të Ukrainës. Në ndërtesën e administratës së qytetit të Donezkut, i cili ka disa milionë banorë, forcat pro-ruse shpallën një republikë të pavarur sipas shembullit të Krimesë.

Ostukraine Krise 07.04.2014 Donezk
Fotografi: Alexander Khudoteply/AFP/Getty Images
Ostukraine Krise 07.04.2014 Donezk
Fotografi: Alexander Khudoteply/AFP/Getty Images

Përleshje mes forcave të sigurisë dhe aktivistëve pro-rusë pati edhe në qytetin e Karkovit, që është qyteti i dytë për nga madhësia në Ukraninë. Thuhet se në ndërtesën e administratës së qytetit ka pasur vënie zjarresh. dhe se demonstrues pro-rusë kanë pushtuar një stacion televiziv. Për përleshje njoftohet edhe nga Nikolajevi.

Udhëheqësi opozitar ukrainas, ish-boksieri Vitali Klitschko, u shpreh i shqetësuar për ndonjë invazion të mundshëm rus. "Kur shoh pamjet nga Lindja e Ukrainës më shkon në mendje menjëherë Krimeja" tha Klitschko sot për gazetën "Bild". Ajo që filloi të ndodhte në shkurt me gjoja protesta, ishte në fakt invazion i Rusisë dhe bota duhet të reagojë këtë herë më me vendosmëri, tha Klitschko. Bashkësia ndërkombëtare duhet të gjejë "fjalë të qarta dhe të japë shenja të mëtejshme mbështetjeje"- kërkoi ai. Rusia nga ana e saj mohon çdo lloj plani për invazion.