1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bashkëpunim gjermano-shqiptar

Mimoza Cika-Kelmendi31 Maj 2013

Gjermania dhe Shqipëria nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e sigurisë.

https://p.dw.com/p/18hmB
Hans- Peter Friedrich dhe Flamur Noka
Hans- Peter Friedrich dhe Flamur NokaFotografi: BMI

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Flamur Noka, qëndroi për një vizitë zyrtare në Berlin, ku u prit nga homologu i tij gjerman Hans- Peter Friedrich. Ministri i Brendshëm gjerman dhe homologu i tij shqiptar nënshkruan në Berlin një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e sigurisë. Marrëveshja thellon kooperimin mes Gjermanisë dhe Shqipërisë në fushën e luftimit të kriminalitetit të organizuar dhe të terrrorizmit. Kjo marrëveshje mundëson sidomos shkëmbimin reciprok të informacioneve dhe njohurive si dhe zbatimin e masave operative të koordinuara.

Marrëveshje të ngjashme për luftimin e krimeve të rënda, Gjermania ka nënshkruar edhe me Ukrainën, Koacinë, Katarin, Arabinë Saudite dhe Kuvajtin.

Ministri Noka zhvilloi në Ministrinë e Brendshme në Berlin edhe biseda rreth luftimit të tregtisë së qënieve njerëzore, bashkëpunimit dhe luftimit të drogave si dhe modernizmit të administratës poublike.