1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

281110 Wulff Israel Auftakt

29 Nëntor 2010

Presidenti i Gjermanisë Wulff të dielën (28.11.) nisi pjesën zyrtare të vizitës katërditore në Izrael. Në Jeruzalem në hapje të një serie bisedimesh politike ai u takua me homologun izraelit Shimon Peres.

https://p.dw.com/p/QKnM
Presidenti i Gjermanisë Christian Wulff dhe presidenti i Izraelit Shimon Peres në Jeruzalem më 28 nëntor 2010 në Jeruzalem
Presidenti i Gjermanisë Christian Wulff dhe presidenti i Izraelit Shimon Peres në Jeruzalem më 28 nëntor 2010 në JeruzalemFotografi: picture-alliance/dpa

Nën qiellin e kaltër plot ndriçim mes ullishteve dhe agrumeve presidenti i shtetit të Izraelit Shimon Peres priti mysafirin nga Gjermania. Peres falenderoi presidentin gjerman, që ai vet e ka zgjedhur Izraelin si stacionin e parë të vizitave të tij, duke e ditur, që vizitat e zhvilluara deri më sot ng aWulff kanë qenë të planifikuara prej paradhësit të tij të Horst Köhler, i cili dha dorëheqjen para kohe nga posti. „Ai është presidenti i parë gjerman, i cili ka lindur pas Luftës së Dytë Botërore dhe e ardhmja e tij është më e madhe se sa e shkaura e tij. Megjithëse ai është një president i ri, ai është një mik i vjetër i popullit hebre dhe i shtetit të Izraelit."


Wulff: Angazhimi për të drejtën e ekzistencës së Izraelit përgjegjësi e përhershme e Gjermanisë dhe e gjermanëve

Wulff ka shkuar në Izrael me vajzën e tij 17-vjeçare Annalena dhe me një grup të rinjsh. Mirëkuptimi midis të rinjve është bazë për një të ardhme të përbashkët të të dyja shteteve, theksoi Wulff përpara takimit me Peres-in në një intervistë me gazetën izraelite „Jedioth Achronnoth“. Në rezidencën e presidentit Peres Wulff tha, se përgjegjësia e gjermanëve për Izraelin nisur nga sfondi historik duhet të përçohet nga brezi në brez. Ky është "parimi i palëkundur i politikës gjermane". Gjatë vizitës së tij në Memorialin e Holokaustit Jad Vashem në librin e vizitorëve Wulff shënoi, krimet e paimagjinueshme të Shoah-së janë një përgjegjësi e përhershme e Gjermanisë dhe e gjermanëve për t' u angazhuar për të drejtën e ekzistencës së Izraelit. Në bisedë me Peres Wulff formuloi: „Unë me vizitën time të parakohshme në vendin Tuaj dua të bëj të qartë, se për mua ka rëndësi të veçantë thellimi i marrëdhënieve jashtëzakonisht të rëndësishme, se është angazhimi im personal, që Gjermania dhe Izraeli të afrohen edhe më shumë, sepse ne kemi një përgjegjësi që mbetet për të drejtën e ekzistencës së Izraelit, për sigurinë e Izraelit, për përpjekjet për jetën hebreje në vendin tonë në Gjermani, në Evropë dhe në botë."

Presidenti Christian Wulff duke vizituar memorialin e Holokasutit Jad Vashem
Presidenti Christian Wulff duke vizituar memorialin e Holokasutit Jad VashemFotografi: picture alliance/dpa

Presidenti Wulff synon edhe thellimin e marrëdhënieve në fushën e ekonomisë dhe të shkencës

Wulff shprehu mirënjohjen për pritjen e ngrohtë nga presidenti i Izraelit. Wulff u shpreh se është për procesin e paqes mes Izraelit dhe palestienzëve dhe për zgjidhjen me dy shtete. Të martën (30.11) ai do të bisedojë në Betlehem me presidentin palestinez Mahmud Abbas dhe do të angazhohet për bisedimet direkte midis dy palëve. Me shumë kujdes Wulff la të nënkuptohet, se Gjermania dëshiron që Izraeli t' i ndërpresë ndërtimet e vendbanimeve hebreje në Jordanin Perëndimor. „Ne dëshirojmë një angazhim konstruktiv nga të gjitha palët, edhe lidhur me çështjen e vendbanimeve, në mënyrë që me këtë dritarja e mundësive të hapet edhe më shumë për të arritur në rezultate konkrete - ne e dimë, që kjo është jashtëzakonisht e vështirë dhe se Ju prej dekadash angazhoheni për procesin e paqes."

Wulff gjatë vizitës së tij në Izrael do të angazhohet edhe për thellimin e marrëdhënieve në fushën e ekonomisë dhe të shkencës. Ndaj ai do të vizitojë Universitetin Hebre në Jeruzalem dhe një firmë gjermane për energjinë diellore në Beit Schemesch.

Autor: Sebastian Angelbrecht/Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Esat Ahmeti