1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania nuk është seksi - por është e pasur

10 Gusht 2011

Veçanërisht vend i synuar Gjermania është për të rinj nga Jugu i Evropës. Ekonomia gjermane do të varet në të ardhmen shumë nga emigrantët e huaj, për shkak të ndryshimeve demografike. Por çfarë u ofron ajo atyre?

https://p.dw.com/p/12ECS
Deri në vitin 2025 në Gjermani do të jetojnë 6,5 milionjë njerëz më pak në moshë për punë
Në vitin 2025 në Gjermani do të jetojnë 6,5 milionjë njerëz më pak në moshë për punëFotografi: picture-alliance/dpa

Gjermania nuk është seksi - por është e pasur. Gjithnjë e më shumë të rinj nga Evropa Juglindore duan t'i shmangen krizës në vendlindjen e tyre dhe angazhohen për një të ardhme në Gjermani. Por pengesat janë të mëdha: të mirëseardhur janë në të vërtetë vetëm ata që përputhen me idealet gjermane.

Në mbarë botën regjistrohet rënia e kursit në bursa. Ekspertët i frikësohen një recesioni global. Po ashtu edhe në Gjermani është e paqartë nëse do të vazhdojë bumi ekonomik. Por në krahasim me problemet evropiane të futura në borxhe si Greqia dhe Portugalia parashikimet për Gjermaninë janë relativisht të mira.

Pavarësisht turbulencave në tregun ndërkombëtar financiar, në shumë vende të Evropës Jugore, Gjermania është një mrekulli ekonomike. Jo seksi, por e pasur - prandaj ajo ofron mundësinë e një të ardhmeje më të mirë. Në fakt, në Greqi, Spanjë dhe Portugali është rritur numri i pjesëmarrësve në kurset e gjermanishtes, njoftojnë degët e atjeshme të Institutit Goethe.

Gjuha është kushti kryesor
Gjuha është kushti kryesorFotografi: picture-alliance/dpa

Perspektiva për një vend pune të sigurt dhe të paguar mirë është joshëse. Sidomos për të rinjtë e Evropës Jugore perspektiva duket e zymtë. Mbi 40 për qind e spanjollëve nën moshën 25 vjeçare janë të papunë. Edhe në Portugali për shkak ë krizës shumë të rinjë nuk shohin perspektivë në vendin e tyre andaj kanë kthyer sytë nga Gjermania.

Por a rrjedh pastaj në Gjermani gjithçka lehtë ashtu siç shpresojnë ata?

"Këtu në Gjermani ne flasim gjermanisht"

Fillimin në një vend të huaj shumë prej e tyre e paramendojnë më lehtë se është në fakt. Në këtë mënyrë punonjësit e agjencisë gjermane të punësimit (ZAV) nuk lejojnë që ata të vijnë në Gjermani pa përgatitjen e duhur. Në faqen e tyre të internetit ata paralajmërojnë për shanset e pakta të punësimit për ata që nuk kanë përgatitjen e duhur dhe nuk njohin sa duhet gjuhën gjermane.

Migrantë nga Afganistani
Migrantë nga AfganistaniFotografi: picture alliance/dpa

Ndryshe nga periudha e mrekullueshme ekonomike tani firmat gjermane nuk janë në kërkim të punëtorëve të krahut por në kërkim të specialistëve. Sipas agjencisë për ndërmjetësimin në punë (ZAV) në Gjermani kërkohen sidomos mjekët, infermieret dhe drejtime të caktuara inxhinierike.

Mosnjohja e gjuhës gjermane është shpesh shkak pse të rinjët që kërkojnë punë në Gjermani kanë gjasa të pakta për gjetjen e një vendi pune. Gazetat spanjolle ndërkohë tërheqin vëmendjen: "Pepe, mos u nis për në Gjermani pa e mësuar gjuhën" apo "Këtu në Gjermani ne flasim gjermanisht, gjuha angleze nuk të hynë shumë në punë".

Vende të tjera nxisin ardhjen e emigrantëve me masa të tjera

Një nga problemet më të mëdha për emigrantët në Gjermani është njohja e diplomave të tyre, thotë Herbert Brucker nga Instituti për Punë dhe Hulumtime Profesionale (IAB). Edhe më e vështirë është kjo për njerëzit që vijnë nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së. Ata duhet të dëshmojë se do të arrijnë të ardhura minimale vjetore prej 66.000 €, në mënyrë që të kenë të drejtë të punojnë në Gjermani. Ndërsa firmat që vendosin të marrin një punëtor nga këto vende duhet të dëshmojnë se kandidatët e vendeve të BE-së nuk i kanë plotësuar kushtet për vendin e ofruar të punës.

Migrantë
MigrantëFotografi: DW

Në dhjetë vitet e kaluara në Gjermani kanë emigruar mesatarisht rreth 70.000 vetë në vit, thotë Brucker. Por në aspektin afatgjatë duhet të jenë 200 000 persona në vit, tha shefi i Agjencisë Federale të Punës, Frank-Jürgen Weise. Për të siguruar këtë, Republika Federale e Gjermanisë duhet të liberalizojë tregun e saj të punës. Argumentet e politikanëve se fuqia e huaj punëtore mund t'ia marrë vendet e punës të papunëve në Gjermani, Weise i ka quajtur të gabuara. "Fuqinë punëtore që ne e marrim nga jashtë ne nuk e gjejmë në Gjermani", tha ai.

Autor: Der Spiegel, dpa/ Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama