1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BTW Zahlen

27 Shtator 2009

62,2 milionë gjermanë janë thirrur sot, të djelën 27 shtator që të zgjedhin parlamentin e ri, Bundestagun. Ky do të jetë parlamenti i pestë gjithëgjerman, që zgjidhet nga Gjermania në lindje dhe perëndim.

https://p.dw.com/p/JpqU
Gjermania zgjedh parlamentin
Gjermania zgjedh parlamentinFotografi: AP

Mes votuesve me të drejtë vote gjenden 3,5 milionë vetë që votojnë për herë të parë. Qytetarët gjermanë do i japin votat e tyre në 88 000 qendra votimi. Këtyre u shtohen edhe 10 mijë qendrat e votimit me postë.

Partitë

Në zgjedhje u lejuan të marrin pjesë 29 parti. Gjashtë prej tyre e kanë të sigurt vajtjen në parlament, Unioni Kristiandemokrat dhe partia simotër e Bavarisë, Unioni Kristiansocial, Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, Liberalët, Të gjelbrit dhe Partia e Majtë. Megjithatë asnjë nga këto parti nuk do të marrë shumicën e votave e vetme. Me siguri pas zgjedhjeve parlamentare dy ose më shumë parti do të bashkohen në koalicione.

Për Deutsche Wellen llogaritjet e të dhënave dhe shifrave të zgjedhjeve parlamentare i bën Infratest Dimap
Për Deutsche Wellen llogaritjet e të dhënave dhe shifrave të zgjedhjeve parlamentare i bën Infratest DimapFotografi: dpa/Montage DW

Unioni kristiandemokrat / kristiansocial dhe liberalët e FDP-së përpiqen të krijojnë një koalicion mes tyre. Edhe vazhdimi i koalicionit të madh mes Unionit Kristiandemokrat dhe socialdemokratëve është i mundshëm. Sipas llogaritjeve i mundshëm do të ishte edhe një koalicion mes tre partish, megjithatë ai nuk pranohet nga shumica e partive.

Parashikimet

Shumica e studiuesve të zgjedhjeve mendojnë se do të ketë mat, midis "kampit qytetar" të përbërë nga CDU/CSU dhe FDP nga njëra anë dhe kampit "të majtë" nga ana tjetër, i përbërë nga SPD, Të gjelbrit dhe partia e Majtë. Grupi studimor Zgjedhjet, që vlerëson votimet për televizionin e dytë gjerman ZDF, ka parashikuar fitore të koalicionit të konservatorëve dhe liberalëve.

Për Deutsche Wellen llogaritjet e të dhënave dhe shifrave të zgjedhjeve parlamentare i bën Infratest Dimap. Bashkëpunëtorë të insitutit që kanë zhvilluar javën e kaluar intervista me telefon me qytetarët, vlerësojnë se për zgjedhjet ekziston një interesim i madh. Por, një në tre qytetarë është i pavendosur kujt partie do t`ia japë votën.

Zgjedhësit

Edhe gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare interesimi i qytetarëve ishte i madh. Megjithatë vetem 77,7 përqind e qytetarëve me të drejtë vote dhanë në vitin 2005 votën e tyre. Rezultati ishte më i ulti në zgjedhjet parlamentare.

3,5 milionë vetë votojnë për herë të parë.
3,5 milionë vetë votojnë për herë të parë.Fotografi: dpa

Fushata elektorale u zhvillua në kohën e një krize financiare të pashembullt, e cila i shkaktoi shqetësime të mëdha pjesës më të madhe të popullsisë. Megjithatë qytetarët nuk bëjnë përgjegjëse qeverinë për krizën. 67 përqind e të pyeturve pohuan se qeveria federale e ka drejtuar mirë Gjermaninë në kohën e krizës. Megjithatë 59 përqind druhen se ndodhen para kohrave më të këqija. Temat më të rëndësishme për zgjedhësit janë ngritja dhe sigurimi i vendeve të punës, gjendja ekonomike, arsimi dhe politika për familjen. Në sy të bie fakti që shumica e popullsisë e vlerëson principin e solidaritetit më lartë se principin e rendimentit dhe kërkon drejtësi sociale.

Autor : Betina Marx / Aida Cama

Redaktoi : Mimoza Cika - Kelmendi