1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

230511 Spanien Proteste

23 Maj 2011

Si reagojnë spanjollët e rinj ndaj suksesit të madh të partisë popullore në zgjedhjet rajonale dhe lokale (22.05.)? Si duan t'i arrijnë qëllimet e tyre për më shumë pluralitet dhe një politikë tjetër?

https://p.dw.com/p/11Loc
Spain's Prime Minister Jose Luis Rodriguez Zapatero, centre and his wife Sonsoles Espinosa arrive to vote at a voting centre in Madrid Sunday May 22, 2011. The ruling Socialist Party is bracing itself for stinging losses as voting begins amid protests in regional and municipal elections throughout Spain. The elections are a key test of how the party's support has crumbled due to soaring unemployment and its handling of the financial crisis, a prelude to general elections next year. (AP Photo/Pedro Acosta)
Spanien WahlenFotografi: AP

Ora shtatë e mëngjezit, diellli ngrihet mbi shtëpitë, hedh rrezet e tij të para në Calle de Alcala, në Puerta del Sol. E përgjumur kthehet një kokë kaçurele në anën tjetër. Por shumë janë aq rë lodhur, saqë nuk i zgjojnë dot as rrezet e diellit dhe as automjetet e furnizimit përreth kampit të protestuesve.

Fotografët i hapin vetes rrugën nëpërmjet dyshekëve portativë dhe tendave, ulen në gjunjë për të fotografuar fytyrat e lodhura para posterave shumëngjyrësh. Carmen, me flokë të prera fare shkurt dhe me një gunë bërberësh, është fizikisht në gjumë të rëndë, por mentalisht zgjuar. Rezultati i zgjedhjeve nuk i intereson shumë.

Protesta Madrid 2011
Protesta Madrid 2011Fotografi: dapd

„Nuk besoj në asnjë qeveri. Kjo aktualja nuk ka bërë asgjë, por partia popullore do të bëjë të njëjtën gjë. Ne kemi nevojë për ndryshime në shumë gjëra, për shembull në politikën arsimore, në shëndetësi, në shumë, shumë gjëra.“

Prandaj nxënësja 17 vjeçare, që është para maturës, do të vazhdojë të marrë pjesë në protesta, të zhvillojë projekte dhe të përpilojë kërkesa konkrete dhe plane veprimi. Pak metra më tej është zgjuar Alejandro. Studenti 19-vjeçar mbledh dyshekun e tij portativ dhe e fut në një çantë. Çfarë mendon për rezultatin e votimit?

„Shumë i keq. Kanë qenë kaq shumë njerëz në këtë lëvizje dhe partia, që ka fituar, nuk ka shumë të përbashkëta me kërkesat tona. Por kjo mund të pritej. Dhe kjo gjë këtu shkon shumë më tej se zgjedhjet."

Edhe ai dëshiron të vazhdojë të qëndrojë aty, ndoshta të kalojë një natë në shtëpi dhe të flejë si duhet. Por është e rëndësishme për të vazhduar më tej, mendon Alejandro. Ai do të luajë rolin e vet.

„Unë do të vi përsëri, edhe si ndihmës për organizatën, aq sa mundem. Së paku e gjitha kjo të gjejë jehonë në radion gjermane, në "Washington Post', në ‚ABC'. Ne jemi zgjuar, edhe pse na duhet natyrisht të flemë nganjëherë. Ne tani jemi një komunitet dhe jemi në rritje."

Protesta Madrid 2011
Protesta Madrid 2011Fotografi: DW/Vinagre

Pensionistja Rosa ka ardhur përsëri. Gruaja e moshuar është shumë e kënaqur me atë, që kanë bërë të rinjtë. Ajo vjen çdo mëngjez. Në fund edhe konservatorët dhe kandidati i tyre kryesor Mariano Rajoy nuk do ta injorojnë dot lëvizjen, mendon ajo:

„Mos harroni se Mariano është nga Galicia. Galicianët janë njerëz të qetë, që përshtaten me shënjat e kohës."

Dielli ka kapluar ndërkohë të gjithë Puerta del Sol, do të jetë një ditë e nxehtë. Me shumë diskutime dhe disa vendime. Për sa kohë do të mjaftojë energjia, për sa kohë policia do ta tolerojë këtë kamp? Në këtë moment askush nuk dëshiron të mendojë për këtë, edhe pse një ekip i pastrimit të qytetit ka filluar tashme të heqë posterat e protestës nga një gardh rrethues në periferi të sheshit.

Autor: Reinhard Spiegelhauer/ Angelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama