1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Greqi: 246 milionë euro për katër licenca televizioni

Jannis Papadimitrou4 Shtator 2016

Përmes një procedure të kontestuar, qeveria e majtë e kryeministrit Tsipras ka trazuar peizazhin medatik grek. Rishpërndarja e licencave televizive ka nxjerrë duarbosh shumë nga televizionet aktuale.

https://p.dw.com/p/1JvFS
Griechenland TV-Sender ERT
Fotografi: DW/P. Kouparanis

Për katër liçenca televizive gjithsej, shteti grek ka marrë 246 milionë euro. Qeveria nuk do japë liçenca për më shumë se katër televizione private. Pas një maratone ankandi 67 orëshe rezultati është i qartë: Pronari i anijeve Jannis Alafouzos, dhe pronar i televizionit Skai TV e bashkëpronar i klubit Panathinaikos lejohet të transmentojë me Skai TV. Po ashtu edhe pronari tjetër i anijeve Thodoris Kyriakou që ka televizionin Antena. Nga rishpërndarja e liçencave rrezikohet familja e fuqishme Vardinogiannis që ka televizionin Star. Ndërkohë që televizioni më i madh privat, MEGA doli nga loja që para ankandit. Po ashtu edhe Alpha TV nuk mori pjesë në konkurrim, edhe kjo shkaktoi habi, sidomos pas riformatimit të televizionit që u ble nga grupi gjerman RTL.

Të dy këta dy televizione zëvendësohen nga konkurrentë të rinj: Pronari i ndërtimit Ioannis Kalogritsas dhe Vangelis Marinakis, pronar anijesh dhe i klubit të suksesshëm, Olympiakos Piräus, të dy përfliten për lidhje të mira me qeverinë e majtë. “Kush është pronar klubesh futbolli, merr tani edhe një televizion”, tallen opinionistët. Megjithëse kjo është nuk është shumë e saktë: Përjashtim bën biznesmeni greko-rus, Ivan Savidis, kreu i klubit tradicional PAOK Saloniki, një nga zërat më të njohur pro Putinit. “Kishim llogaritur me një çmim prej disa milionësh, por jo me 70 milionë. Duhet thënë se çmimi për një liçencë është shumë më i lartë se vlera e vërtetë e saj”, kritikon Savidis.

Ndërtesa ku u zhvillua ankandi për liçencat televizive u izolua për ditë me radhë duke u ruajtur nga policia me qen ere. Gjatë ankandit, të gjithë krerët e televizioneve duhej të dorëzonin celularin, edhe në WC ata duhej të shkonin të shoqëruar me policë. Edhe gazeta e Athinës, Ta Nea kritikon se kjo ishte “një ruletë për shpërndarjen e liçencave” nga ana e shtetit.

Griechenland Athen Vergabe von TV Lizenzen Symbolbild
Fotografi: picture-alliance/dpa/A. Vlachos

Lufta e Tsipras kundër korrupsionit

Kryeministri i majtë, Tsipras e përshëndeti rezultatin e procedurës. “Në këtë vend ka rregulla dhe të gjithë janë të barabartë para ligjit”, Edhe për investitorët e huaj vlen rregulli, ky ishte mesazhi që morën ata, thotë kryeministri. Të ardhurat prej 246 milionë eurosh janë shumë më të larta se priteshin. “Ju premtoj se këto para do të shpenzohen për më të dobtit në shoqëri”, deklaroi Tsipras para spektatorëve të entuziazmuar.

Por partia Nea Demokratia e kritikon ashpër procedimin: “Qeveria po punon për oligopolin e saj mediatik dhe po ndjek një politike arbitrare, duke shpërndarë vetëm 4 liçenca dhe duke goditur kompetencat e televizionit të pavarur, ESR”, thotë Jorgos Koumoutsakos zëdhënës i partisë konservatore. Edhe me një problem tjetër do të përballet qeveria: “Nëse disa televizione vërtet nuk marrin liçencat, kjo do të thotë që ata do të mbyllen, pra në rrugë do të dalin qindra gazetarë”, thotë Stamatis Nikolopoulos, kreu i sindikatës së gazetarëve, ESIEA.

Por shpëndarja e liçencave duket se do të ketë edhe një epilog juridik. Konkurruesit vërtet që të gjithë kishin konfirmuar pjesëmarrjen në ankand, por më parë kishin aplikuar për mbrojtje ligjore dhe kishin dorëzuar padi si kundër qeverisë edhe konkurrentëve. Nga ana tjetër në Gjykatën e Lartë Administrative është dorëzuar një padi për të shfuqizuar ankandin. Vendimi pritet në mes të shtatorit. Por megjithë kritikat qeveria mendon se ka të drejtë. Jo shpërndarja e liçencave, por kaosi i deritanishëm në media është antikushtetues, thotë Rania Svigou, zëdhënëse e partisë së majtë Syriza në një intervistë televizive.