1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Greqi: Programi i diskututeshëm i privatizimit

Thomas Bormann/Angelina Verbica20 Nëntor 2012

Greqia ka nevojë për para, sepse ndryshe rrezikohet nga falimentimi. Qeveria greke sheh edhe një rrugë tjetër, për të siguruar para të tjera, privatizimin.

https://p.dw.com/p/16mnS
Protesters hold Greek flags in front of the Greek parliament during a demonstration against the upcoming visit by German Chancellor Angela Merkel in Athens October 8, 2012. About 6,000 policemen will be deployed in the capital for her six hour visit, turning the city centre into a no-go zone for protest marches planned by labour unions and opposition parties. REUTERS/Yannis Behrakis (GREECE - Tags: CIVIL UNREST POLITICS)
Fotografi: Reuters

Porti i Mykonos, një fushë golfi në Rhodos, hekurudhat shtetërore - qeveria greke do t'u shesë investorëve privatë dhjetëra ndërmarrje dhe toka të shtetit. Opozita flet për rrezikun e shitjes së Greqisë. Punonjësit kundërshtojnë, sepse druhen nga pushimet nga puna.

Stacioni i trenit në Athinë, treni i periferisë nga Pireu mbërrin; Nga jashtë vagonat janë të pikturuar me grafiti me shumë ngjyra, por pasagjerët kjo nuk i bezdis, rëndësi ka që treni punon: "S'ka problem, por tramvaji duhet të vijë më shpesh. Ne dëshirojmë, që për në Pire të ketë më shumë trena."

Qeveria do që t'ia shesë hekurudhat greke një investori privat. Kështu 200 milionë euro do të shkojnë në arkat bosh të shtetit, mendojnë optimistët. Por udhëtarët druhen se: "Para dy, tre vjetësh janë shtrenjtuar biletat. Nqs privatizohet, do të bëhen ndoshta edhe më të shtrenjta."

Nontas Theodoropoulos është një burrë i madh në mesin e të pesëdhjetave. Ai ka tridhjetë vjet që punon si makinist. Dhe pikërisht si pasagjerët e tij edhe makinistit Theodoropoulos nuk i pëlqen ideja, për të privatizuar hekurudhat. Privatizimi është për të një tjetër fjalë për pushimet masive. "Për mua personalisht kjo do të thoshte: Unë nuk e di nëse do të kem më punë - dhe në qoftë se po, do të ma ulin akoma më shumë pagën." - tregon Nontas Theodoropoulos.

Nontas Theodoropoulos dhe makinistët e tjerë kanë mbështetjen e plotë të sindikatave të hekurudhave. Ata të gjithë duan të luftojnë kundër planeve për privatizimin, me greva dhe protesta. Me hapa të ngjashëm kanë kërcënuar edhe punonjësit e elektrikut. Sikur qeveria tö shesë të gjitha ndërmarrjet, punonjësit do ta paralizojnë rrjetin elektrik në mbarë vendin. Kryeministri Samaras dëshiron ta marrë tani seriozisht çshtjen e privatizimit. Edhe aeroportet rajonalë dhe centralet e gazit, portet e vogla në ishujt turistikë si Mykonos apo Zakynthos apo ishuj të tërë.

epa02927907 Civil servants of the wider public sector protest in Athens, Greece, 21 September 2011. Civil servants are protesting against the announced measures by the Greek government for payment cuts and dismissals from the public sector. EPA/ALKIS KONSTANTINIDIS +++(c) dpa - Bildfunk+++
Sindikatat greke, greva dhe protestaFotografi: picture alliance/dpa

Shumë gjëra janë për t'u shitur në Greqi. Samaras do të mbledhë me të gjitha privatizimit 11 miliardë euro. Për shkak të borxheve të larta prej 300 miliardë eurosh këto janë shumë pak para, por Antonis Samaras thekson: "Ne e kemi vënë theksin te privatizimi. Dhe në qoftë se për të nevojiten ligje të reja, ne do t'i miratojmë ato. Ne duhet të shpejtojmë privatizimet, sepse ata sjellin me vete investime, me fjalë të tjera: vende pune dhe zhvillim ekonomik."



Kryetari i opozitës Alexis Tsipras i aleancës së Radikalëve të Majtë nuk beson, se qeverisë do t'i dalë llogaria. Jo, ai bën thirrje për rezistencë, për luftë kundër privatizimit: "Privatizimet nuk do ta shpëtojnë ekonominë tonë, por do ta plaçkisin atë."

Partia e tij do të vijë së shpejti në pushtet, thotë Tsipras duke iu referuar sondazheve të fundit, që e shohin aleancën e tij si partinë më të fortë. Tsipras thotë: Kush përfiton tani pronë shtetërore për shumë pak para, mund ta humbasë atë shumë shpejt dhe të ndiqet edhe penalisht. Sigurisht që zëra të tillë duan të frikësojnë investorët. Por ai, që paraqitet tek qeveria në Athinë dhe thotë: jam i interesuar, për të blerë hekurudhat tuaja, ai do të përpiqet ta zbresë edhe më shumë çmimin. Edhe nëse qeveria greke do të merrte 200 milionë euro nga shitja e hekurudhës, malin e borxhit qeveria nuk do ta paguajë dot. Me këto 200 milionë euro mund të paguhen vetëm përqindjet, që shkaktohen brenda një jave për këtë borxh.

ARCHIV - Der Containerhafen von Piräus (Archivfoto vom 12.02.2008). Die griechische Regierung hat am Montagabend (23.05.2011) erste Details des geplanten neuen Sparprogramms veröffentlicht. Wie Regierungssprecher Giorgos Petalotis mitteilte, sollen unter anderem auch durch Privatisierungen und den Verkauf von Staatsimmobilien 50 Milliarden Euro bis 2015 in die Staatskassen fließen. Zum Verkauf oder Privatisierung stehen die zwei größten Häfen des Landes Thessaloniki und Piräus und zahlreiche Flughäfen des Landes. EPA/GEORGE CHRISTAKIS dpa (zu dpa 1481 vom 23.05.2011) +++(c) dpa - Bildfunk+++
Qeveria greke do t'u shesë investorëve privatë dhjetëra ndërmarrje, toka apo porte shtetëroreFotografi: picture alliance /dpa