1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Greqia e shokuar nga skandali me doping në ekipin kombëtar të peshëngritjes

Niko Anagnosti6 Prill 2008

Lajmi i ardhur nga Këlni i Gjermanisë, ku ndodhet laboratori i WADA-s, se 11 nga 14 peshëngritësit e testuar të Ekipit Kombëtar, të të ashtuquajturit “dream team”, u gjeten me doping tronditi thellë opinionin grek

https://p.dw.com/p/DctO
Mostra urine për hetimin e rasteve me 'Doping'
Mostra urine për hetimin e rasteve me 'Doping'Fotografi: AP

Vetëm 3 sportistë që mungonin për arësye shendetësore mbeten të pa “njollosur” nga kontrolli i papritur i WADES, që shënon një katastrofë të vërtetë për ekipin, të cilin në këto kushte e pret përjashtimi si nga Kampionati Evropian 14-20 prill në Itali po kështu dhe nga Olimpiada e Pekinit pasi Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes nuk të falë në këto raste. “Ishte një ndodhi tmerrësisht e pakëndshme për sportin” thotë zëvendës ministri i Sporteve Janis Ioanidhis dhe në të njejtën frekuencë dhe ministria e jashtme Dora Bakojani. “Greqia nderoi idealet olimpike duke organizuar Lojërat më të mira Olimpike” tha Bakojani duke shprehur njëkohësisht besimin e saj se organet kompetente do të bëjnë gjithçka që të mos mbetet as “njolla më e vogël në imazhin e vendit” pasi “lufta kundër dopingut është e vazhdueshme”.

Mbetet formalisht mostra e dytë, të henën, që në fakt është e njëjta mostër urine e ndarë në dy pjesë dhe, siç thonë ekspertët, nuk pritet siç ndodh në këto raste të ndryshojë asgjë. “Federata brenda tri ditesh do të nxjerrë rezultatin ekzakt, shkaqet dhe përgjegjësit, nuk kemi për të fshehur asgjë nga familja e sportit” thotë presidenti i Federates së Peshëngritjes Shqadhas kur pala e trajnerit të pezulluar Jakovu dhe sportistët flasin akoma dhe për sabotim. “Ato që marrim ne janë ato çka na japin mjekët e federatës, në qoftë se duan të na shkatërrojnë atëherë ndryshon puna” thotë peshëngritësi me origjinë shqiptare Jorgo Xhelili i revoluar njëkohësisht pse hidhet “baltë” , sikurse thotë, mbi gjithë sportistët.

Substanca e ndaluar është methiltrienoloni, 1.000 herë më e fuqishme nga testosteroni. “E provuar në fund të viteve 60-të u lidh me shumë vdekje dhe përderisa efekti toksik i saj në mëlçi ishte tmerresisht i madh nuk u vu kurrë në qarkullim” thotë profesori i biokimisë Kuretas.

Ditet e ardhshme, thuhet, do të komunikohen dhe emra nga sporte të tjera me substanca të ndaluara. Peshëngitja në fakt me një kontigjent sportistesh të ardhur nga Shqipëria por dhe ish republikat sovjetike u bë protagoniste e koleksionit të pasur të medaljeve dhe në vitet 1994 dhe 95, në kampionatin botëror dhe atë evropian, zuri vendet e para. Por ajo që për opinionin është një shok i madh për analistë sportivë është thjesht “renia e maskave”. WADA e kishte dhenë sinjalin e alarmit që në Olimpiadën e vitit 2004 me një peshëngritës dhe dy atletë të gjetur me doping.