1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qeveria e re greke u betua në Athinë

Lindita Arapi25 Qershor 2013

Koalicioni konservator dhe socialist forcon ujdinë. Venizelos bëhet ministër i Jashtëm i Greqisë. Ndërkohë që qeveria e re greke u betua në Athinë.

https://p.dw.com/p/18vYX
Fotografi: Reuters

Qeveria e re greke është betuar në Athinë. Ceremonia tradicionale ortodokse në rezidencën presidenciale u drejtua nga kryepeshkopi Hieronimi II. Presidenti i shtetit grek, Karolos Papulias i uroi shumë sukses në përmbushjen e detyrave kreut të qeverisë së konservatore, kryeministrit Antonis Samarash dhe partnerit të koalicionit dhe zëvëndëskryeministrit socialist, Evangelos Venizelos, ka njoftuar të martën televizonin grek.

Pas largimit të Partisë e Majta demokratike nga aleanca qeveritare partia konservatore "Nea Demokratia" - Demokracia e re- ra dakord bashkë me socialistët për një koalicion të ri. Të dyja partitë kanë një mazhorancë të ngushtë të 153 vendeve nga 300 vendet e parlamentit grek në Athinë.

Pamje nga ceremonia tradicionale në rezidencën presidenciale
Pamje nga ceremonia tradicionale ortodokse në rezidencën presidencialeFotografi: Reuters

Venizelos - ministër i Jashtëm

Ndryshimi më i rëndësishëm në kabinetin e ri qeveritar grek është fakti se kreu i socialistëve, Venizelos, do të jetë ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër. Me këtë ujdi sinjalizohet se socialistët do ta mbështesin qeverinë e re më të gjitha forcat, thuhet nga qarqet e socialistëve. Nuk do të ketë ndryshime në postin e ministrit të Financacve. Ioannis Stournaras do të mbetet kreu i financave greke me qëllim të ruajtjes së vazhdimësisë së punës në kushtet e krizës së rëndë greke. Stournaras gëzon edhe besimin e kreditorëve. Ndërkohë e Majta Demokratiek greke e cila ofronte 14 mandate e braktisi qeverinë në grindjen për mbylljen e radiotelevizionit shtetëror ERT. Konservatorët grekë zotërojnë 125 mandate në parlament, ndërsa socialistët më shumë se 28.