1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Greqia përçahet para referendumit

Jannis Papadimitriou2 Korrik 2015

Referendumi i së dielës (05.07) po e ndan shoqërinë greke. Nga njëra anë të majtët që shprehen kundër reformave e diktatit nga Europa, nga ana tjetër europianët e bindur që duan të votojnë me "Po" për masat e kursimit.

https://p.dw.com/p/1Frek
Griechenland Krise Illustration zum Referendum pro und contra
Fotografi: Reuters/Y. Behrakis

Debati në ditët e fundit para votimit të së dielës (05.07) po bëhet gjithnjë e më me pasion, por në thelb nuk është një debat i ri. Në qendër të tij pyetja: në ç'relacion qëndron Greqia me Europën? Sipas sondazheve grekët, që nga anëtarësimi i tyre në BE në vitin 1981, janë përkrahës të fuqishëm të integrimit europian - jo vetëm për fondet e majme që vijnë nga Brukseli, por edhe pse Europa tradicionalisht është parë si një liman paqeje në një rajon të trazuar- Por në kohë krize e kanë ngritur zërin izolacionistët dhe skeptikët e Europës.

Më shumë se 20.000 vetë u mblodhën të hënën (29.07) para parlamentit grek në një miting për t'i thënë "Jo" BE-së në referendumin e së dielës. Sipas tyre "Jo"-jo është kundërshtimi i politikës së kursimeve, dhe jo një deklaratë kundër qëndrimit në eurozonë. Ata që i kundërshtojnë masat e kursimeve ishin fillimisht në avantazh, por sondazhet e fundit tregojnë se kundërshtarët dhe përkrahësit janë shumë afër me pikë.

Griechenland Athen Anti EU Referendum Protest
"JO" BrukselitFotografi: Getty Images/AFP/A. Messinis

Për Spiros Koreas një arsye më shumë për të dalë në protesta. "Ne duam të kemi jetën tonë të dikurshme, t'i japim fund varfërisë. Prandaj kërkojmë një "Jo" krenare këtë të dielë", thotë 50-vjeçari në bisedë me Deutsche Wellen. Pyetjes nëse nuk ka frikë se ky referendum i thirrur kaq shpejt dhe nëse debati për Europën po i ndan njerëzit, Koreas i përgjigjet me patetizëm. "Liria nuk është gjë tjetër vetëm mundja e frikës. Kush jeton me frikë, jeton në skllavëri."

Lidhjet me historinë luftarake

Përplasja mes përkrahësve të masave të kursimit dhe kundërshtarëve bëhet me emocione të mëdha. Demonstruesit nuk kanë vetëm të ardhmen e tyre para syve, por edhe një të shkuar krenare: Lufta e gjeneratës së baballarëve për më shumë demokraci në një vend të lodhur nga lufta dhe krizat.

Aktivistja që lufton kundër reformave, Sonja kujton: "Në vitin 1965 pallati intervenoi dhe e rrëzoi qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike. Atëherë ne dolëm në rrugë të mbronim demokracinë. Nuk e kishim menduar se 50 vite më vonë, në korrik 2015, pikërisht BE, që e paraqet veten si djep të demokracisë do të ndërhynte në këtë formë."

Greichenland Premierminister Alexis Tsirpas
Fotografi: Reuters/ERT

Gjithnjë e më shpesh dëgjohet lidhja me ngjarjet e vitit 1965, të njohur si "Iouliana". Asokohe mbreti i ri Konstantin ndikoi në rrëzimin e qeverisë së re të politikanit të majtë liberal, Jorgos Papandreu -me gjasë për të ndalur kryengritjen komuniste. Pasoja: Luftime në rrugë, krizë politike me qeveri që pasonin njëra-tjetrën, dhe puçi ushtarak në vitin 1967. "Iouliana" shenjoi fillimin e fundit të demokracisë greke, por edhe fillimin e mitit për dinastinë e Papandreut. Mos do kryeministri grek Tsipras të krijojë lidhje me këto ngjarje e të futet në histori si hero, edhe pse nuk e dorëzon me dëshirë pushtetin?

"Demonstrojmë për atë që është e vetëkuptueshme"

Ndërkohë ata që duan të thonë "Po" në referendum, dhe që në protestën e së martës po ashtu ishin të shumtë në numër, mendojnë në kategori të tjera. "Kam vite që nuk kam shkuar në demonstratë, por këtë herë doja patjetër" thotë Vassiliki. Ajo nuk përfytyron rrugë tjetër, vetëm "Po" për Europën. "Këtu bëhet fjalë për të ardhmen e vendit", thotë avokatja me dy fëmijë që rriten në në frymë liberale proeuropiane. "Më duket gati e pabesueshme që duhet të demonstrojmë për atë që është e vetëkuptueshme."

Griechenland EU Proteste Pro EU
"PO" EuropësFotografi: Getty Images/M. Bicanski

Lufta verbale mes kampeve kundërshtare vazhdon, ndërkohë që kryeminitri grek, Tsipras do të japë kontributin e tij. "Kush thotë 'Po' e bën veten bashkëfajtor për vazhdimin e politikës së kursimeve", paralajmëron ai në fjalimin televiziv. Një veprim i pazakontë, thotë shkrimtari Kristos Khomenidis."Që një kryeministër emërton zgjedhësin fajtor, vetëm pse ai nuk është i të njëjtit mendim, kjo nuk ka ndodhur kurrë." Madje as në një regjim autoritar, shprehet Khomenidis në intervistë me televizionin Antenna.