1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Grindje rreth bankës evropiane të të dhënave me gjurmët e gishtërinjve

Rayna Breuer / Elert Ajazaj19 Dhjetor 2012

SIpas Komisionit të BE-së autoritetet kombëtare do të kenë qasje në bankën Eurodac, ku arkivohen gjurmët e gishtërinjve të azilkërkuesve. Mbrojtësit e të dhënave: Plani një erozion i kamufluar ndaj të drejtave themelore.

https://p.dw.com/p/175YC
Auf einem Monitor im zentralen StadtService in Gera sind am Donnerstag (01.11.2007) die Fingerabdrücke einer jungen Frau zu sehen, die für den elektronischen Reisepaß der zweiten Generation bestimmt sind. Seit dem 1. November ist die Erfassung dieser biometrischen Daten Pflicht bei der Beantragung eines neuen Reisedokuments. Der Fingerabdruck wird - neben einem digitalisiertem Paßbild - auf einem kleinen Chip gespeichert, der in den Reisepaß integriert ist. In Gera, der drittgrößten Stadt Thüringens, kann der Antrag auf einen neuen Reisepaß Montags bis Samstags von acht bis 20 Uhr gestellt werden. Foto:Jan-Peter Kasper/lth +++(c) dpa - Report+++
Fotografi: picture alliance/ZB

Daktiloskopi është një fjalë e ndërlikuar, e cila vjen nga greqishtja e vjetër, e përbërë nga fjalët "gisht" dhe "këqyr". Analizimi i gjurmëve të gishtërinjve është një metodë hetimi e sprovuar prej më shumë se 100 vjetësh, sepse çdo njeri mund të identifikohet qartazi me anë të vijëzave të lëkurës në duart dhe këmbët e tij.

Skedat me gjurmë gishtërinjsh ruhen si në nivel kombëtar ashtu dhe në nivel ndërkombëtar (edhe BE-ja ka një bankë të tillë të dhënash në kuadër të politikës së saj të azilit). Në sistemin daktiloskopik evropian "Eurodac" bëhet një krahasim për të konstatuar përputhje me gjurmët e gishtërinjve të azilkërkuesve dhe të imigrantëve të paligjshëm në mbarë Evropën. Banka e të dhënave u krijua në vitin 2000, në mënyrë që shtetet anëtare të verifikonin nëse një azilkërkues kishte kërkuar më parë strehim në një vend tjetër anëtar të BE-së dhe nëse përfitonte tashmë mbështetje sociale. Sipas së drejtës evropiane azilkërkuesit nuk lejohet të kërkojnë azil në disa vende, po vetëm në atë shtet të BE-së ku shkelin për herë të parë.

Mirëpo një bankë e tillë të dhënash ngjall dëshira: Po të jetë për Komisionin Evropian dhe për shtetet anëtare të BE-së, banka e të dhënave duhet të përdoret tani edhe për operacione hetimi të policisë. Propozimi i Komisionit parashikon që organet kombëtare të ndjekjes penale dhe enti policor evropian "Europol" duhet të kenë në të ardhmen qasje në të dhënat e Eurodac-ut. Në këto përpjekje Komisionit i bie erë e përkundërt nga mbrojtësit e të dhënave dhe nga organizatat e të drejtave të njeriut, të cilat e kritikojnë në formën më të ashpër reformën e planifikuar.

Identification system interface scanning a human fingerprint © itestro #26269271
Fotografi: itestro/Fotolia.com

Matja e gishtërinjve

"Vetëm për faktin që të dhënat janë mbledhur njëherë, ato nuk duhen përdorur për qëllim tjetër, sepse kjo do të kishte një efekt negativ të madh në jetën e individit", mendon Peter Hustinx. I ngarkuari evropian për mbrojtjen e të dhënave druan se azilkërkuesit do të përjashtohen dhe stigmatizohen kur të zgjerohet qasja në të dhënat e tyre. Komisioni nuk ka dhënë arsye të mjaftueshme për këtë veprim në rastin e azilkërkuesve, thotë Hustinx. "Ndërkohë që azilkërkuesit potencialisht mund të identifikohen nëpërmjet Eurodac-ut, te personat e tjerë kjo gjë nuk është e mundur, sepse nuk ekzistojnë fonde përkatëse të dhënash për të gjitha grupet sociale", kritikon Hustinx.

Superteaser Großbildteaser ### Achtung, nicht für CMS-Flash-Galerien! ### Auf dem Dokument werden zwei Fingerabdrücke und ein digitales Foto gespeichert: Innenminister de Maizière plant laut einem Zeitungsbericht eine elektronische Aufenthaltskarte für Ausländer. Sie soll für die rund 4,3 Millionen Nicht-EU-Bürger in Deutschland eingeführt werden.+++FILE - In this July 26, 2010 file photo Senior Deputy Jerry Anttila looks at a set of fingerprints for a suspect during the booking process at the Arapahoe County Justice Center in Centennial, Colo. The federal government is rapidly expanding a program to identify illegal immigrants using fingerprints from arrests, drawing opposition from local authorities and advocates who argue the initiative amounts to an excessive dragnet. (AP Photo, Chris Schneider, File)
Fotografi: AP

Komisioni për punë të brendshme i Parlamentit Evropian është shprehur për shfrytëzimin policor të Eurodac-ut (kundër votave të deputetëve të gjelbër atyre të majtë).