1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hartoni një koment si i ftuar

30 Shtator 2014

Hyni në bashkëbisedim me DW duke u regjistruar si i ftuar. Ja se cila është rruga që duhet të ndiqni për t'u regjistruar...

https://p.dw.com/p/1DNra
Themenbild Kommentarfunktion Disqus
Fotografi: Fotolia/StyleMedia&Design

Nëse do të hartosh një koment si i ftuar, kliko në fushën e tekstit dhe shkruaj komentin. Pasi të kesh klikuar në fushën e tekstit, shfaqen disa mundësi regjistrimi. Ju lutem kliko vetëm në fushën e emrit. Këtu mund të vendosësh një emër përdoruesi.

Disqus Albanisch 1

Pas klikimit në fushën "emri", hapen më poshtë disa fusha të tjera. Krahas emrit është e detyrueshme të jepni edhe një adresë e-maili, nëse moderatorët kanë ende pyetje ose mesazhe. Nuk është e nevojshme të zgjidhni një fjalëkalim, mjafton të klikosh në fushën "Dua të komentoj si i ftuar".

Disqus Albanisch 2

Sapo të kesh klikuar në këtë fushë, zhduket fusha "fjalëkalim". Tani duhet vetëm të klikosh mbi butonin "Dërgo".

Hartimi i komentit si përdorues i regjistruar

Ju mund të regjistroheni në Disqus dhe të hartoni komente si përdorues i regjistruar. Kliko në fushën e tekstit dhe harto komentin.

Disqus Albanisch 3

Pasi të keni klikuar në fushën e emrit, shfaqen mundësi të ndryshme regjistrimi. Ju mund të zgjidhni ndërmjet një regjistrimi përmes Disqus, Facebook, Twitter apo Google+.

Përmes Disqus mund të regjisgtroheni duke mbushur fushat në vijim: "Emri", Adresa Emailit" dhe "Fjalëkalimi".

Regjistrimi përmes Disqus

Sapo të keni dërguar komentin, për Ju ngrihet në Disqus një llogari përdoruesi.

Disqus Albanisch 5
Disqus Albanisch 4

Regjistrimi përmes Facebook, Twitter apo Google

Pas një regjistrimi vetëm një herë në Disqus, nëse keni tashmë një llogari në Facebook, Twitter apo Google+, në të ardhmen mund të regjistroheni edhe me një nga këto llogari . Këtu përshkruhet shembulli i regjistrimit përmes një llogarie "Googl+". Fillimisht klikoni në simbolin e "Google+". Pas kësaj hapet një dritare Popup. Sigurohuni që dritarja e re nuk bllokohet nga një bllokues Popup-i.

Disqus 6 Einloggen Google

Pasi të jeni regjistruar me llogarinë Tuaj Google+, në regjistrimin e parë në Disqus shfaqet një tjetër dritare Popup. Në këtë dritare hapni llogarinë Tuaj "Disqus". Për të hapur llogarinë "Disqus", jepni një emër, një adresë e-maili dhe një fjalëkalim për Disqus. Në fund kliko në butonin "rregjistro".

Disqus 7 Einloggen Google

Diskuto

Komento

Pasi të kesh klikuar mbi "regjistro", je i regjistruar dhe mund të shkruash komente.