1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hekurudhë Sofje- Tiranë - Kryeministri bullgar në Shqipëri

Ani Ruci22 Tetor 2012

Kёtё mbёshtetje e deklaroi sot kryeministri bullgar, Boyko Borissov, i cili ndodhet pёr njё vizitё nё Tiranё. Palët janë gati për thellim të marrëdhënieve ekonomike dhe ndërtimin e linje hekurudhore Sofje- Tiranё.

https://p.dw.com/p/16Ubv
Boyko Borissov
Boyko BorissowFotografi: picture-alliance/dpa

Nё njё konferencё tё pёrbashkёt pёr shtyp, kryeministri bullgar, Boyko Borissov, dhe ai shqiptar, Sali Berisha, shprehёn gatishmёrinё pёr tё forcuar bashkёpunimin ekonomik nё fusha me interes tё ndёrsjelltё. Nё kёtё kontekst fokusi i bisedimeve dypalëshe u pёrqёndrua nё mundёsitё e ndёrtimit tё linjёs hekurudhore Sofje- Tiranё dhe tё bashkёpunimit pёr projektin e Korridorit tё tetё.

Kryeministri Berisha, nё konferencёn e pёrbashkёt pёr shtyp e vlerёsoi Ballknain si njё rajon “me potenciale të mëdha, por ajo që i mungon rajonit janë korridoret e gjera të bashkëpunimit. Bullgaria po ndërton disa korridore të një rëndësie për të gjithë rajonin, po kështu dhe Shqipëria” theksoi ai.

Me kёtё vizion per Ballkanin palёt kanё rёnё dakort pёr dobinё e thellimit tё bashkёpunimit ekonomik dhe shfrytёzimin e potencialeve nё kёtё drejtim.

Lidhur me statusin e vendit kandidat pёr anёtatrёsim kryeministri, bullgar Boyko Borissov tha se “ Shqipёria mund tё shpresojё nё votёn pro tё Bullgarisё. Ajo do ta ndihmojё Shqipёrinё ashtu si ndihmoi Kroacinë dhe do tё japё kontribut për vendosjen e bisedimeve të aderimit me BE”. Bullgaria ka mbeshtetur edhe anëtarësimin e Shqiperise në NATO me votën e saj pro.