1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pas zbulimit të bombës në stacionin e trenit në Bon

Jennifer Fraczek/dpa/pp15 Dhjetor 2012

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, theksoi në Karlsruhe se ka prova të mjaftueshme që pas kësaj tentative qëndron një grup terrorist islamikësh radikalë.

https://p.dw.com/p/172kC
Nordrhein-Westfalen/ Ein Fahndungsplakat der Polizei, das einen Tatverdaechtigen zeigt, der am Montag (10.12.12) am Bahnhof in Bonn eine Tasche mit einem verdaechtigen Gegenstand abgelegt haben soll, haengt am Mittwoch (12.12.12) in Bonn vor dem Hauptbahnhof. Die Polizei fahndet nach dem Bombenfund am Bonner Hauptbahnhof weiterhin nach einem Unbekannten. Ein 14-Jaehriger Schueler soll den Mann beim Ablegen der Tasche gesehen haben. Laut Polizei handelt es sich um einen dunkelhaeutigen Mann im Alter zwischen 30 und 35 Jahren. (zu dapd-Text) Foto: Sascha Schuermann/dapd
Fotografi: dapd

Pas zbulimit të bombës në stacionin e trenit në Bon hetimi kaloi tek Prokurori i Përgjithshëm Federal. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, Harald Range, theksoi në Karlsruhe se ka prova të mjaftueshme që pas kësaj tentative qëndron një grupi terrorist islamikësh radikalë.

Në çantën blu të gjetur të hënën në stacionin e trenit në Bon kishte një tub metalik të mbushur me nitrat amoniumi rreth të cilit kishte katër bombula me butan. Nëse bomba ishte me të vërtetë funksionale, kjo pritet të sqarohet. Sipas drejtuesit të hetimeve Norbert Wagner, është gjetur edhe një pajisje eksplozioni e lidhur me një orë me bateri, por jo fitil.

Policia dyshon për sulm në tentativë. Sipas dëshmitarëve një burrë midis 30 dhe 35 vjeç e kishte lënë çantën para këmbëve te dy të rinjve që ishin duke pritur në peron. Xhirime në video nga kjo skenë nuk ka, por një vizatim bazuar në përshkrimin e dy të rinjve.

Një ditë pas ngjarjes, policia arrestoi dy burra, por për mungesë provash ata u liruan shpejt. Boni njihet prej kohësh si qendër e skenës së salafistëve. Kjo është ndoshta arsyeja pse në media pati spekulime se pas atentatit mund të jenë salafistët.

Prokuroria e Përgjithshme Federale angazhohet në hetim

Sipas Wilfried Albishausen hetimet u zhvilluan si për dyshime se kemi të bëjmë me një akt terrorizmi islamik - edhe në të gjitha drejtimet e tjera. Hetimet paraprake i zhvilloi policia e Këlnit. Por pasi u konfirmua konkretisht se kemi të bëjmë me një sfond terrorist, hetimet i kaluan Policisë Federale dhe Prokurorit të Përgjithshëm.

Polizisten untersuchen am 10.12.2012 am Hauptbahnhof in Bonn (Nordrhein-Westfalen) Gleise. Zuvor war eine verdächtige Tasche gezielt gesprengt worden. Wie die Polizei mitteilte, hatte ein Mann die herrenlose Tasche an einem Gleis entdeckt und die Beamten alarmiert. Daraufhin wurde zunächst ein kleinerer Teil des Bahnhofs abgesperrt und die Tasche mit einem Wassergewehr beschossen. Nach ersten Polizeiangaben handelte es sich um eine funktionstüchtige Rohrbombe. Foto: Meike Böschemeyer/dpa
Policia duke zhvilluar hetime në stacionin e BonitFotografi: picture alliance / dpa

Prokurori i Përgjithshëm Federal është instanca më e lartë e përndjekjes penale, kur është fjala për sigurinë e brendshme dhe të jashtme në Gjermani.

Video nga një filiale e McDonald

Në një video të McDonald-it në stacionin e trenit në Bon shihet një burrë me çantë blu në dorë si ajo ku ishte lënda eksplozive. Policia njoftoi se ka filluar hetimet. Po ashtu në landin NRW janë shtuar masat e sigurisë dhe prania e policisë.

Qeveria gjermane njoftoi se rrezik konkret për Gjermaninë nuk ka. Por Gjermania vazhdon të jetë në shënjestër të terrorizimit islamik dhe prandaj duhet vigjilencë por duke ruajtur qetësinë.