1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gaddafi Haftbefehl

17 Maj 2011

Luis Moreno-Ocampo, kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë ka kërkuar urdhër arresti ndërkombëtar kundër pushtetmbajtësit libian Muammar al-Gaddafi dhe dy zyrtarëve të lartë të regjimit të tij.

https://p.dw.com/p/11HOO
Ndërtesa e Gjykatës Penale Ndërkombëtare
Ndërtesa e Gjykatës Penale NdërkombëtareFotografi: picture-alliance / dpa

Gaddafi personalisht ka urdhëruar sulmet kundër civilëve

Në foto, Luis Moreno-Ocampo
Në foto, Luis Moreno-OcampoFotografi: Picture-Allianc/dpa

Ky është hetimi më i shpejtë që e kemi bërë ndonjëherë, tha kryeprokurori Luis Moreno-Ocampo. Vetëm pak ditë pas fillimit të dhunës sistematike kundër demonstruesve ai është ngarkuar nga Këshilli i Sigurimit me mandatin për fillimin e hetimeve. Sulmet kundër civilëve në Libi po vazhdonin ndërkohë që ne këtu bisedonim, tha kryeprokurori. Por edhe hetimet e tij nuk u ndalën. Dhe qysh tani ai është i bindur se: "Muammar Gaddafi personalisht ka urdhëruar sulmet kundër civilëve të paarmatosur libianë."

Kështu u shpreh Moreno-Ocampo. Prandaj ai kërkoi të hënën nxjerrjen e një urdhër- arrest ndërkombëtar. Kundër vetë Gaddafit, kundër djalit të dytë të Gaddafit dhe kunatit të tij. Moreno-Ocampo e quajti djalin e Gaddafit si de-facto kryeministër të vendit, ndërsa kunatin e Gaddafit si dorën e djathtë të tij, shefin e shërbimeve të fshehta dhe si ai e quante ndryshe zbatues i regjimit.

Regjimi ka bërë gjithçka për të ruajtur pushtetin e Gaddafit

Në foto Muammar al- Gaddafi
Në foto Muammar al- GaddafiFotografi: dapd

Zyra hetimore e Ocampos ka arritur të mbledhë dëshmi të forta, dëshmi shumë të forta kundër tre të akuzuarve. "Kjo zyrë ka dokumentuar se si këta të tre kanë mbajtur mbledhjet për të planifikuar operacionet dhe për të dhënë urdhërat."

Në këtë mënyrë regjimi ka bërë gjithçka për të ruajtur pushtetin e Gaddafit: "Trupat e tij sulmuan civilët libianë në shtëpitë e tyre dhe në vendet publike, ata qëlluan demonstruesit, përdorën armët e rënda kundër pjesëmarrësve në ceremonitë mortore dhe vendosën snajperistë për të vrarë njerëz që po lëshonin xhamitë pasi që ishin falur."

Libia do të injorojë urdhër arrestet e mundshme kundër Gaddafit

Logoja e Gjykatës Penale Ndërkombëtare
Logoja e Gjykatës Penale Ndërkombëtare

Një trup prej tre gjyqtarëve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare tani duhet të vendosë se a do të lëshohet urdhër arresti ndërkombëtar kundër Gaddafit dhe dy të akuzuarëve të tjerë. Nëse ndodh një gjë e tillë, vazhdoi kryeprokurori atëherë nuk do të jetë detyrë e bashkësisë ndërkombëtare, si për shembull trupave të NATO-s për të arrestuar të akuzuarit. Sipas të drejtës ndërkombëtare këtë do të duhej ta bënin vet autoritetet libiane. "Unë mendoj se ato edhe do ta bëjnë këtë. Para së gjithash nëse ata e kuptojnë faktin se Gaddafi po e qeveris Libinë përmes frikës. Dhe unë mendoj se libianëve tani po u kalon frika."

Megjithatë aktualisht në Tripoli thuhet ndryshe. Libia do të injorojë urdhër arrestet e mundshme, tha zëvendësministri i Jashtëm i Libisë. Gjykata Penale Ndërkombëtare nuk është asgjë tjetër përveçse "një krijesë e Bashkimit Evropian për të përndjekur liderët afrikanë".

Autor: Andreas Reuter / Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama