Hitparada e kulturës evropiane
Filma, ndërtesa, artistë: hitparada e Evropës është listë e arritjeve më të mira të jetës kulturore. Instituti Goethe anketoi për këtë qëllim 22.000 vetë në 30 vende. Ne ju njohim me një përmbledhje të rezultateve.
Demokracia, Da Vinçi, Don Kishoti
Çfarë i bashkon evropianët? Kush është artisti më i famshëm i këtij kontinenti dhe cila është kuzhina më e mirë? Instituti i Goethes po kërkon përgjigjet e sakta ndaj këtyre pyetjeve në vendet e Evropës. Për këtë projekt janë përgatitur disa pytësorë në 24 gjuhë. Më të famshmet e pyetësorit online: Demokracia, Don Kishoti dhe Da Vinçi.
Unitet përmes kulturës
“Kultura”, është elementi lidhës i evropianëve. Ky është konkluzioni nga përgjigjet e shumicës së të anketuarve. Por edhe “Komuniteti” dhe “ Liria e udhëtimit” janë të rëndësishme për evropianët. Megjithatë kontributi më i rëndësishëm evropian për kulturën botërore pa dyshim mbetet demokracia - "sundimi i popullit" la pas në renditje muzikën klasike dhe librin.
Evropa parë nga jashtë
Pyetësorit nuk iu përgjigjën vetëm evropianët. Aty morën pjesë edhe 294 egjiptianë. Përgjigjjet e tyre konfirmuan interesin e madh për Gjermaninë. Rreth 63 përqind e të anketuarve u përgjigjën, se nëse do të duhej të vendosnin ndonjëherë se në cilin shtet evropian do të jetonin, ata do të zgjidhnin Gjermaninë. Për 81 përqind të tyre Republika Federale mishëron të ardhmen evropiane.
Kulla e shndritshme Eifel
Kulla e Eifelit në Paris qëndron me 25 përqind në majën e pyetësorit. Pro saj nuk u përgjigjën vetëm egjiptianët, por edhe shumica e të anketuarve të tjerë. Megjithatë, zgjedhja e bërë varej më shumë nga kombësia. Për shumicën e grekëve, objekti më i rëndësishëm ishte Akropoli, kurse për italianët ishte Koloseumi. E çuditshme është se francezët favorizuan portën e Brandenburgut në Berlin.
"Jeta është e bukur!"
Edhe më e vështirë ishte të gjendej një tipar i veçantë i filmit europian. Vendin e parë e arriti filmi italian “Jeta është e bukur”, një tragji-komedi, në të cilën përshkruhet jeta e një familjeje hebreje gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore. Vendin e dytë e zuri filmi gjerman për kohën e ish-RDGJ-së, “Jeta e të tjerëve”.
Krijuesi i „Mona Lizës“
Në kategorinë e “Artistit më të rëndësishëm”, të gjithë evropianët njëzëri i dhanë vendin e parë Leonardo da Vinçit (1452-1519) me 25 përqind. Da Vinci ishte njëkohësisht piktor, skulptor, arkitekt, anatomist dhe inxhinier. Ai ishte krijuesi i “Mona Lizës”, një prej pikturave më të famshme në botë. Piktura e gruas me buzëqeshjen misterioze qëndron e varur në Muzeun e Luvrit.
Kalorësi i fundit Don Kishoti
Figura më e spikatur në letërsinë europiane vjen nga Spanja. Bëhet fjalë për antiheroin Don Kishot. Shkrimtari Miguel de Servantes e publikoi romanin satirik në vitin 1805. Në nderim të tij janë ngritur shumë monumente. Por jo gjithkund Don Kishoti zuri vendin e parë. Vendet balltike favorizuan më shumë idolët e fëmijëve si Pippi Çorapegjata.
Politikania më e rëndësishme
Në kategorinë “Politikani më i rëndësishëm” për çudi, nuk fitoi asnjë burrështetas historik. Ishte kancelarja gjermane Angela Merkel, ajo që fitoi 18 përqind të votave. Pas saj britaniku, Winston Churchill, i cili mbrojti Britaninë e Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vendin e tretë gjejmë ish-kancelarin Willi Brandt, i cili u angazhua mjaft për paqen në Evropë gjatë viteve 70-të.
Shpikjet e mëdha
Zbulimi më i rëndësishëm evropian për shumicën e të anketuarve ishte makina e shtypit. Një makinë të tillë për herë të parë e zbuloi gjermani Johannes Gutenberg nga mesi i shekullit të 15. Vendin e dytë e zuri shpikja e lokomotivës në Britaninë e Madhe kurse vendin e tretë zbulimi i automobilit në Gjermani.
Sportistët më të famshëm
Në këtë kategori vendin e parë e zuri lojtari i tenisit, serbi Novak Djokoviç me dhjetë për qind. 72 për qind e të anketuarve serbë përzgjodhën idhullin e tyre. Ndërkohë rekordmeni botëror, gjermani Michael Schumacher i Formula-1- zuri vendin e dytë me shtatë për qind. Në vendin e tretë gjejmë yllin e tenisit, zviceranin Roger Federer.
Spageti, pica, verë
Ndërsa përsa i përket kulinarisë, të anketuarit njëzëri përzgjodhën me 42 përqind kuzhinën italiane si kuzhinën më të mirën në Evropë. Madje edhe gjermanët votuan për të. Të tjerë zgjodhën ushqimin vendas si më të mirin: portugezët, spanjollët, francezët dhe grekët. Në vendin e dytë në vlerësimin e përgjithshëm u rendit Franca.
Evopianët e vërtetë
Sa është e rëndësishmë Evropa për qytetarët e saj? Megjithë kohët e vështira të krizës së euros përgjigjet janë mjaft inkurajuese. 43 për qind e të anketuarëve e ndiejnë veten evropianë të vërtetë. Më të sigurtët në këtë drejtim janë francezët me 74 për qind. Gjithashtu dhe shumica e të anketuarëve të tjerë si portugezët, danezët, holandezët, hungarezët dhe gati gjysma e gjermanëve.
Gota gjysmë bosh apo gjysmë plot?
Kur diskutohet për të ardhmen, kontinenti është i ndarë. Lituanezët, bullgarët, serbët dhe një pjesë e madhe e gjermanëve janë optimistë. Ndërkohë që të anketuarit e vendeve në krizë shprehen me nota pesimizimi. Kështu për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje, spanjollët zgjodhën opcionet “shtyhet“ ose “keq”. Më pesimistët janë hungarezët: ku 27 për qind zgjodhën opcionin “keq”.
Debati për Evropën
Megjithatë ky sondazh nuk është mjaft përfaqësues. Drejtori i Institutit Goethe në Bruksel, Berthold Franke komenton rezultatet: “Ai na mundëson që të diskutojmë më mirë dhe ndryshe në lidhje me identitetin kulturor të Evropës.” Menjëherë pas tij intelektualë të shquar si Umberto Eco analizuan në media të ndryshme dhe faqe interneti rezultatet e pyetsorit.