1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Homazh për Robert Enke

15 Nëntor 2009

Ceremonia më e madhe përmotshme e zhvilluar ndonjëherë për një sportist gjerman

https://p.dw.com/p/KXdH
Stadiumi i Hanoverit, 15.11. 2009
Stadiumi i Hanoverit, 15.11. 2009Fotografi: AP

Në stadiumin e Hanoverit u zhvillua ceremonia e përmotshme për portierin e kombëtares gjermane të futbollit, Robert Enke. Mbi 40 mijë sportdashës, i gjithë ekipi i kombëtares gjermane i kryesuar nga traineri Joachim Lëw dhe personalitete nga sporti, politika dhe shoqëria morën pjesë në këtë ceremoni. Fjalën e rastit e mbajti kryeministri i landit të Saksonisë së Poshtme Christian Wulff dhe presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, DFB, Theo Zwanziger. Arkivoli me trupin e pajetë të Enkes u nxor nga stadiumi prej gjashtë bashkëlojtarëve të tij, në mesin e tyre edhe futbollisti shqiptar Altin Lala. Varrimi është planifikuar të bëhet në një rreth të ngushtë të familjes dhe të miqve. Robert Enke, i cili prej vitesh vuante nga depresioni, bëri vetëvrasje të martën në mbrëmje.