1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Identiteti i shumë azilkërkuesve mbetet i pasqaruar

5 Korrik 2017

Për shkak të mbingarkesës Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF), u ka kërkuar refugjatëve vetëm të plotësojnë kartelat me të dhënat personale. Ndërsa tani duhet punuar për identifikimin e tyre.

https://p.dw.com/p/2fvtk
Deutschland Symbolbild Identitätsprüfung von Flüchtlingen
Fotografi: picture-alliance/dpa/F. Gentsch

Mijëra refugjatë - kryesisht nga Siria, Iraku dhe Eritrea - pas mbërritjes në Gjermani as nuk janë intervistuar personalisht dhe as nuk janë regjistruar sipas rregullave me të dhënat daktiloskopike. BAMF konfirmoi në Berlin, se ndërkohë po përpunohen dhe prapaktheu mijëra raste duke u marrë shenjat e gishtërinjve dhe fotografitë refugjatëve. Ky regjistrim i vonuar mund të përmbyllet deri në mes të korrikut.

Sipas informacioneve të gazetës "Nürnberger Nachrichten" dhe emisionit të ZDF-së "Frontal 21" identiteti i të paktën 3638 sirianëve dhe irakianëve është i pasqaruar. Lidhur me aplikimet e tyre për azil ndërkohë është marrë vendimi përmes procedurës me shkrim. Shenjat e tyre të gishtërinjve u regjistruan me vonë dhe u hodhën në databankën e Zyrës Federale të Kriminalistikës - një regjistrim ky i kryer shumë muaj pas mbërritjes së refgujatëve në Gjermani. Ky grup i paidentifikuar refugjatësh konsiderohet si "grup me rrezik", sepse personat nuk janë marrë personalisht në intervistë prej punonjësve të BAMF, por atyre u është dhënë vetëm të plotësojnë disa kartela me të dhënat personale të tyre.

Nën nëtor 2014 BAMF aplikoi procedurat e përshpejtuara për azilkërkuesit nga Siria e më pas edhe nga Eritrea dhe Iraku. Sipas të dhënave të kësaj zyre, kjo u bë për shkak të numrit jashtëzakonisht të lartë të aplikantëve. Përmes procedurave të përshpetjuara personave u është dhënë vetëm mbrojta si refugjatë, por jo e drejta e azilit.

Shumica e refugjatëve, që kanë ardhur në vitin 2016 dhe kanë kërkuar azil në Gjermani, sipas të dhënave të BAMF, janë më të rinj se 40 vjeç. Pjesa më e madhe janë fëmijë dhe të rinj nën 15 vjeç. Përmes Detit Mesdhe, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, kanë mbërritur deri tani në Europë mbi 100.000 migrantë. Pjesa më e madhe e tyre kanë kaluar përmes Italisë.