1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Inagurimi i xhamisë në Duisburg & Lufta elektorale në SHBA

(VFB)27 Tetor 2008

Nga shtypi gjerman i së hënës 27.10.2008

https://p.dw.com/p/FhLk
Fotografi: DW

Gazeta "Nordbayerischer Kurier" që del në Bajrojt komenton inagurimin e një prej xhamive më të mëdha në Gjermani, asaj të Duisburgut: "Që ndërtimi i kësaj xhamie të madhe nuk hasi në rezistencë si në qytete të tjera, kjo konsiderohet nga vëzhguesit si një mrekulli. Ashtu si rëndom shpjegimi i mrekullive është i thjeshtë: myslimanët dhe kristianët u afruan me njëri-tjetrin qysh në fillim, e respektuan dhe e pranuan njëri-tjetrin. Ata dhanë një shembull për marrëdhëniet ndërnjerëzore. Ky ishte një shembull, që të jep guxim."

Ndërsa "Frankfurter Rundschau" komenton garën elektorale për presidentin e ardhshëm të SHBA, duke u ndalur tek fushata e republikanit Xhon Mekkejn: "Kështu si e ka zhvilluar luftën elektorale Xhon Mekkejni më 4 nëntor nuk u jep qytetarëve mundësinë e përzgjedhjes mes një konservatorizmi modern dhe variantit amerikan social-liberal të ripërtëritjes, që mishëron Barak Obama. Mekkejni duhej që t´i prezantonte vendit një alternativë republikane ripërtëritëse. Senatori nga Arizona partinë zemërlëshuar të Bushit nuk e ka drejtuar në shekullin e 21-të, por në një stepë pakrye. Pikërisht vendimi i tij për Sara Pellin rezultoi si një gabim i rëndë. Në vend që ta hapte partinë drejt qendrës, Pellin u shndërrua në të preferuarën e mikroborgjezëve të bardhë. Në këtë grup tingëllojnë mjaft mirë fjalët e saj për SHBA si një qytet i vogël, si një Amerikë, në të të cilën jetojnë partiotët e vërtetë. Por Amerika, për të cilën ëndërron Pellin, i përket së shkuarës."