1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Industri e Integruar" - tema e Panairit të Hannoverit 2013

Fabian Schmidt6 Prill 2013

Falë identiteti digjital prodhuesit mund të qëndrojnë nëpërmjet internetit në kontakt me prodhimet e tyre.

https://p.dw.com/p/18Aky
Fotografi: Getty Images

"Industri e Integruar" - kjo është tema e Panairit të Hannoverit të këtij viti, që fillon të hënën (8 prill 2013) .  Njëmbëdhjetë nëntema përmban panairi më i madh industrial i Gjermanisë, dhe secila prej tyre sillet rreth kësaj teme, që njihet edhe nën titullin "Industria 4.0". Me këtë kuptohet lidhja gjithnjë e madhe në një rrjet digjital të proceseve industriale.

Industria e automobilëve  prodhon p.sh. makina shumë të komplikuara dhe prodhimi i tyre është pothuajse tërësisht i automatizuar.

Për të përmbushur standardet më të larta të sigurisë dhe për të mbajtur sa të jetë e mundur nën kontroll çdo gjë për t'u siguruar që gjithçka është në rregull, prodhuesit në të ardhmen duhet të qëndrojnë në kontakt me automjetin edhe pas shitjes së makinës.

CeBIT 2013
Fotografi: Getty Images

Kjo gjë bëhet e mundur përmes kompjuterave sqaron Fritz Klocke, drejtor i Institutit Fraunhofer për teknologjinë e prodhimit IPT në Aachen. "Në të ardhmen, makina është gjithashtu pjesë e internetit. Ajo është plotësisht e lidhur me internetin dhe mund të komunikojë edhe me një makinë tjetër. Makinë mund të "thëtë" se ka nevojë për një interval mirëmbajtjeje, që nuk ishte parashikuar." - thotë Fritz Klocke.

Sensorët e instaluar në makinë mund të gjejnë, për shembull, nëse ka probleme serioze: nëse një pjesë e luajtshme është shumë e nxehtë, nëse ka ndonjë dridhje të papritur ose të zhurmë, apo nëse ndonjë komponent është amortizuar. Këto sensorë e transmetojë këtë informacion nëpërmjet internetit tek prodhuesit.

Por jo vetem tek atomjetet mund të përdoret një teknikë e tillë e transmetimit të informacionit nga pjesët dhe pajisjet e ndryshme nëpërmjet internetit. Edhe pajisjet e  termocentrale dhe objekteve të mëdha industriale për shembull do të pajisen në të ardhmen me një identitet të dyfishtë. Përparësia: prodhuesi i këtyre komponenteve mund të mbledhë të dhëna se si funksionojnë ato, dhe të konstatojë shpejt nëse probleme të caktuara ndodhin shpesh. Kështu ai mund t'i përmirësjë defektet. Po ashtu garantohet edhe që askush nuk i zëvendëson komponentet origjinale me cilësi të lartë me imitacione të lira.

CeBIT 2013
Fotografi: Getty Images

Por edhe pse në të ardhmen, shumë pajisje dhe komponete do të kenë edhe një identitet shoqërues digjital, njerëzit nuk do të bëhen të tepërt. Sepse kërkesat për cilësinë e produkteve janë në rritje të vazhdueshme. Në të njëjtën kohë, prodhuesit duhet t'i mbrojnë prodhimet e tyre të vlefshme kundër piraterisë së konkurrentëve dhe falsifikimeve.

Industria 4.0 frymëzon krijimtarinë e shpikësve të produkteve. Pa mjeshtra dhe teknikë të kualifikuar, pa shkencëtarë dhe inxhinierë nuk do të punojnë dot as fabrikat e së ardhmes - por këta do ta kenë më të lehtë t'i përdorin pajisjet se dikur.