1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm

Bekim Shehu22 Shkurt 2008

Feith: Dua t'i siguroj qytetarët e Kosovës se duhet të kenë besim tek qeveria dhe tek komuniteti ndërkombëtar.

https://p.dw.com/p/DBwB
Pieter FeithFotografi: AP

Kryesuesi i misionit të BE-së, në Kosovë, Piter Faith dhe kryeministri, Hashim Thaqi, thanë se integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm dhe siguruan qytetarët e Kosovës se nuk ka vend për shqetësim. Këto komente, ata i bënë pas situatës së krijuar në kufijtë e Kosovësn, ku pothuaj çdo ditë afër tyre, brenda dhe jashtë protestohet nga serbët kundër pavarësisë së Kosovës.

Si autoritetet vendore dhe ato ndërkombëtare thonë se situata e sigurisë është nën kontroll dhe kufijtë e Kosovës janë të mbrojtur mirë. Qindra policë dhe trupa të NATO-s, tashmë janë vendosur në veri të Kosovës, që po përballet çdo ditto me protestues serb të cilët po kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës dhe vendosjen e misionit të BE-së.

Kryesuesi i misionit të BE-së në Kosovë, Piter Faith dhe kryeministri, Hashim Thaqi, diskutan në një takim gjendjen e krijuar në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë.

“Dua t'i siguroj qytetarët e Kosovës se duhet të kenë besim tek qeveria dhe tek komuniteti ndërkombëtar posaçërisht tek OKB-ja dhe NATO-ja të cilat do ta sigurojë integritetin territorial të Kosovës” - tha Piter Faith. Në të njetën linjë shprehet edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaqi, i cili thotë se institucionet e Kosovës do të shtrihen edhe në veri të vendit.