Evropa

IS merr përgjegjësinë për sulmin në Paris

Në Francë është vrarë një polic dhe janë plagosur dy të tjerë. IS merr përgjegjësinë, por kjo ende nuk është konfirmuar.

Frankreich | Schießerei auf der Champs Elysee Avenue (picturealliance/ dpa/MAXYPPP/O. Corsan
)

Në prag të zgjedhjeve presidenciale në Francë, që do të mbahen të dielën, në Champs-Élysées ka ndodhur një sulm i dyshuar terrorist. Një person ka qëlluar me armë dhe ka vrarë një polic dhe plagosur dy të tjerë. Atentatori është vrarë nga forcat e sigurisë. Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë i ashtuquajturi "Shteti Islamik", por këto të dhëna janë duke u verifikuar. Portali Amak i afërt me IS ka bërë të ditur se sulmin e ka kryer Abu Jussuf al-Beldschiki ("Belgu"), por këto të dhëna nuk janë konfirmuar.

"Identiteti i sulmuesit dihet"

Prokurori i shtetit François Molins i ka marrë përsipër hetimet. Ai ka konfirmuar se atentatori është i njohur edhe më parë për organet e sigurisë. Identiteti është saktësuar, por detajet nuk janë bërë publike

Frankreich | Schießerei auf der Champs Elysee Avenue (Getty Images/AFP/T. Samson)

për shkak të hetuesisë. Organet e sigurisë janë duke kërkuar bashkëpunëtorët e atentatorit.

Agjencia e lajmeve AFP shkruan se fjala është për një francez 39-vjeçar, i cili në vitin 2005 ishte denuar me heqje lirie, për shkak të një sulmi me armë kundër dy policëve. Në shkurt ai ishte arrestuar sërish, për shkak të dyshimit se do të vrasë policë. Por është liruar për shkak të mungesës së provave.

Presidenti i shtetit François Hollande ka mbajtur një mbledhje të kabinetit të sigurisë. Presidenti është i bindur se sulmi në Élysée është vepër e organizatave terorroriste. Hollande tha se autoritetet duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshme, në veçanti kur dihet se të dielën në Francë do të mbahen zgjedhjet presidenciale. Sulmi është zhvilluar në kohën kur në TV mbahej debati i kandidatëve për zgjedhje presidenciale. Balotazhi do të mbahet me 7 maj. Dy vitet e kaluara nga sulmet terroriste në Francë janë vrarë më shumë se 230 persona.

bc/jj/fab (dpa, afp, rtr)

Albanian Shqip

Amharic አማርኛ

Arabic العربية

Bengali বাংলা

Bosnian B/H/S

Bulgarian Български

Chinese (Simplified) 简

Chinese (Traditional) 繁

Croatian Hrvatski

Dari دری

English English

French Français

German Deutsch

Greek Ελληνικά

Hausa Hausa

Hindi हिन्दी

Indonesian Bahasa Indonesia

Kiswahili Kiswahili

Macedonian Македонски

Pashto پښتو

Persian فارسی

Polish Polski

Portuguese Português para África

Portuguese Português do Brasil

Romanian Română

Russian Русский

Serbian Српски/Srpski

Spanish Español

Turkish Türkçe

Ukrainian Українська

Urdu اردو