1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ish-kryeministri i Italisë Giulio Andreotti ndërron jetë

dpa / dw6 Maj 2013

Në moshën 94 vjeçare u nda nga jeta ish-kryeministri i Italisë Giulio Andreotti. Ai bën pjesë ndër politikanët që i dhanë tonin politikës italine në historinë e pasluftës.

https://p.dw.com/p/18T8B
Fotografi: Reuters

Demokristiani Andreotti përgjatë viteve 1972 dhe 1992 ka qenë shtatë herë kryeministër ri Italisë, duke qenë njëri prej kryeministrave që ka qëndruar në post shumë shpesh por fare shkurt. Gjithashtu qysh nga viti 1955 ai ka qenë ministër në gjithsej 33 qeveri. Në vitin 1992 ai u emërua nga presidenti i atëhershëm i Italisë, Francesco Cossiga, senator i përjetshëm. Të martën (06.05.2013) zhvillohet në Romë ceremonia e varrimit, por për të nuk është parashikuar një ceremoni e përmortshme shtetërore.

Asnjë politikan tjetër italian nuk ka arritur t'i japë tonin politikës së vendit sa Andreotti në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të. I lindur në Romë, Andreotti për më shumë se 60 vjet resht ka vepruar në skenën politike të Italisë duke u bërë ballë gjatë kësaj periudhe edhe disa proceseve për implikime në vrasje dhe në afera me mafian. Kritikët e tij e akuzonin atë si të paskrupullt, të etur për pushtet dhe të afërt me mafian. Në një proces ai u dënua në instancën e parë me 24 vjet heqje lirie, por më vonë u la sërish i lirë. Andreotti mbante kontakte të ngushta me Vatikanin. Përveç kësaj ai ka qenë edhe autor librash mbi tema fetare, historike dhe mbi të drejtën kanonike.

Takimi i Giulio Andreotti me Papa Benediktin e XVI në vitin 2009
Takimi i Giulio Andreotti me Papa Benediktin e XVI në vitin 2009Fotografi: AP

Shumë politikanë italianë kanë reaguar me hidhërim e dhimbje ndaj lajmit për vdekjen e ish-kryeministrit. Gjatë të gjitha veprimtarive sportive të kësaj jave në Itali do të mbahet një minutë heshtje në nderim të kujtimit të tij. "Andreotti ishte politika: Ai bashkonte të mirën dhe të keqen. Një personalitet i jashtëzakonshëm“, tha Pier Ferdinando Casini, president i unionit ndërparlamentar. Kryebashkiaku i Romës Gianni Alemanno theksoi: "Në emër të të gjithë qytetit të Romës dëshiroj të shpreh dhimbjen për vdekjen e Giulio Andreottit. "