1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Izraeli nuk pranon kompromis

Clemens Verenkotte23 Dhjetor 2007

Megjithë vendimin e konferencës së Anapolisit për fillimin e bisedimeve të paqes, Izraeli nuk pranon kompromis ndaj Hamasit dhe udhëheqjes palestineze. Ngulimet izraelite do të vazhdojnë të zgjerohen.

https://p.dw.com/p/Cfa7
Kryeministri izraelit, Olmert me presidentin, Abaz në konferencën në Anapolis, SHBAFotografi: AP

Olmert: "Operacionet kundër grupeve terroriste do të vazhdojnë"

Shefi i qeverisë izraelite Ehud Olmert e ka refuzuar ofertën e Hamasit për një armëpushim në Rripin e Gazës. Në mbledhjen javore të kabinetit qeveritar në Jeruzalem, Olmert deklaroi: "Operacionet kundër grupeve terroriste do të vazhdojnë, ashtu siç janë zhvilluar muajt e fundit. Ajo që po ndodh në Rripin e Gazës, nuk mund të përshkruhet ndryshe, po si një luftë e vërtetë mes forcave të armatosura izraelite dhe grupeve terroriste".

Aksionet ushtarake synojnë reduktimin e sulmeve me raketa të tipit "kassam" ndaj zonave jugore izraelite përreth Rripit të Gazës., deklaroi Olmert. Zëdhënësi i Hamasit ditën e dielë nga ana e tij përsëriti ofertën për armëpushim. Sipas tij në rast se Izraeli do të pezullojë "të githa format e agresionit, atëherë Hamasi nuk e përjashton armëpushimin". Kundërpërgjigja e Kryeministrit Olmert:
"Shteti i Izraelit nuk ka interes të zhvillojë negociata, të cilat refuzojnë pranimin e kërkesave themelore të kuartelit të Lindjes së Mesme. Kjo vlen për Hamasin, Xhihadin Islamik dhe për këdo tjetër".

Nga ana tjetër Izraeli megjithë kritikën ndërkombëtare ka vendosur për zgjerimin e ngulimeve në Har Homa dhe Ma´aleh Adumim, të cilat u ngritën pas pushtimit nga Izraeli të zonave palestineze në vitin 1967. Sipas mediave izraelite dhe radios ushtarake, fondet për vitin 2008 janë gati në ministrinë e ndërtimit të shtëpive. Në pjesën pjesën perëndimore të Jeruzalemit do të ngrihen 700 apartamente te reja.

Qëndrimi palestinez pas deklarimit izraelit

Udhëheqja palestineze i sheh këto plane si një pengese serioze për vazhdimin e negociateve të premtuara në konfrencën për Lindjen e Mesme në Anapolis para katër javësh. Nabi Abu Amri, këshillëtar i presidentit të palestinezëve ditën e dielë në Ramallah u shpreh:
"Unë mendoj se besueshmëria e Anapolisit do të matet me atë se çfarë do të bëjmë ne pas Anapolis dhe konferencës së donatorëve në Paris. Në rast se ka një shans për rifillimin e negociatave, atëherë jam i sigurtë se politika e ngulimeve bie ndesh me të."