1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Jep dorëheqje qeveria egjiptiane

(dpa, afp, rtr) mck24 Shkurt 2014

Vendim i papritur në Kajro: Kryeministri i përkohshëm egjiptian Beblavi ka deklaruar dorëheqjen e tij nga posti. Por pse e bëri ai këtë hap? Çfarë fshihet pas shefit të ushtrisë Al-Sisi?

https://p.dw.com/p/1BEUA
Hazem el-BeblawiFotografi: REUTERS

Ai i ka paraqitur dorëheqjen e tij nga posti si kryeministër presidentit Adli Mansur, deklaroi kryeministri Hazem al-Beblavi në një fjalim të shkurtër në televizion. Arsyet konkrete për këtë veprim ai nuk dha. Kabineti brënda mundësive ka arritur rezultatet të mira", theksoi Beblavi. Ai pati lavdëruar edhe më parë përmirësimin e gjendjes së sigurisë në vend sipas këndvështrimit të tij. Egjiptianët janë në rrugën e duhur të demokracisë. Por egjiptianët duhet të kapërcejnë ende disa sfida, shtoi ai më tej.

Ish ministri i financave Beblavi qe emëruar pas rrëzimit të presidentit islamik Mohamed Muris nga ushtria në verën e vitit të kaluar si shef i një qeverie të përkohshme. Shefi i ushtrisë Abdel Fattah al –Sisi, i cili mbahet si favorit në zgjedhjet presidenciale të ardhshme, ishte ministër i Mbrojtjes në kabinetin e Beblavit.

Me dorëheqjen e qeverisë, Beblavi i ka hapur rrugën kandidaturës së Al-Sisit për të garuar si president i Egjiptit. Gjenerali vetë nuk ka dashur të japë dorëheqjen si i vetëm. Zgjedhjet presidenciale janë planifikuar të mbahen në prill. Si shef i ri i qeverisë së ardhshme thuhet se do të jetë ish ministri i Ndërtimit Ibrahim Mahlab, duke iu referuar faqes së internetit të gazetës egjiptiane shtetërore, "Al-Ahram".