1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Jep dorëheqjen zevëndëskancelari i Gjermanisë, Franz Myntefering

13 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CAwv

Zevëndëskancelari i Gjermanisë dhe ministri i punës, Franz Myntefering, për arsye familjare ka dhënë dorëheqjen. Këtë e konfirmoi për mediat zedhenesi i tij. Bashkëshortja e Mynteferingut është e sëmurë prej vitesh nga kanceri. Pas një operacioni të gruas së tij, politikani i socialdemokratëve anulloi javën e kaluar shumë takime. Gjatë ditës sot pritet edhe deklarata personale e tij. Pasardhës i tij në postin e ministrit të punës do të jetë sekretari i përgjithshëm i grupit parlamentar të socialdemokratëve Olaf Scholz. Ministri i jashtëm Frank-Walter Steinmeier diskutohet si zëvendëskancelari i ardhshëm.